Javier Solanes i ndalohet hyrja në SHBA
Ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, i cili luajti një rol qendror në negociatat mbi programin bërthamor të Iranit kur ai ishte shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, i është mohuar autorizimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për shkak të një vizite në Iran në vitin 2013.
Javier Solana është një ndër politikanët më të rëndësishëm të BE. Ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ish-ministër i Jashtëm i BE.
Ish-ministri i Jashtëm i BE, tha të hënën se aplikimi i tij për ripërtëritje në Sistemin Elektronik për Autorizim për të udhëtuar në SHBA, i cili përcakton pranueshmërinë e vizitorëve nga vendet e sigurta për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë, ishte refuzuar për herë të parë.
Solana, 75 vjeç tha se ai e konsideronte këtë akt “Më shumë burokratik sesa politik”.
Solana ishte në Iran në vitin 2013, i ftuar për inaugurimin e presidentit Hassan Rouhani. Solana nuk kishte asnjë post zyrtar në atë kohë.
Administrata Trump ka hyrë në një kurs përplasje me Iranin, duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Solana, i cili duhej të mbajë një fjalim në Institutin Brookings në Uashington, iu mohua viza amerikane në sistemin elektronik “për shkak të vizitës së një shteti armik”.