Cikël poetik nga Emin Memushi
KËTO RRUGËT E KURBETIT PORSI GJURMËT E LANETIT
Ah more jastëk i shkretë,
Pse s’më le një natë të qetë?
Më lag si shiu nga retë,
Kokë, shpirt, zemër më vret.
Zhulatas, bëni kujdes,
Një porosi keni sot,
Mbani lart vëllazërinë,
Nëpër vite, nëpër mot.
Zemër shlodhur në Zhulat,
Më takojnë shokët me radhë,
Ulur për karshi shtëpisë,
Pimë raki, ndezim cigare.
Që nga detet, që nga brigjet,
E shikojmë Shqipërinë,
Do ti gjejmë shtigjet vallë,
Përsëri atje të vijmë?
Do t’i gjejmë njerëzit, vallë,
Si e lamë atë ditë,
Vallë do takohen prindët
Me të dashurit fëmijë?
NE DYQANET E KURBETIT
Në dyqan vajta një ditë,
Bleva mollë, dardhë e ftua
Dhe i ndua nga një çikë
Po asnjë nuk qe për mua.
Bleva qepë, hudhra, lakra
Thoshin janë nga Janina
Djathë si ky nuk gjendet fare
Gënjehem dhe unë mavria!
Kur erdha nga Shqipëria,
Fruta solla në ballkon,
Seç u mbush era shtëpia,
Farmaci që të shëron!
Ma prish mendjen dhe rakia,
Kur pi pesë e gjashtë gota,
Sikur vjen nga Shqipëria,
Por më pas të cachet koka.
KUJTIME ÇOBANËRI
Kur dilje sipër te stani
Me shami lëshoje dritë
Përmbi shtrungë shihte çobani,
Me ty nata bëhej dritë.
Mirrj ujë te burimi
Për të bërë hajen e qëne
Nga zemra vinte urimi,
Kur fshije shtrungën e dhëne.
Eh, kur korrnim grurë e thekër
N’ato ara, n’ato vende,
Fluturonim sin ë ëndërra,
Ku na shpinte ajo mendje?
Kam qenë unë dikur çoban
Në moshën pesëmbëdhjetë,
Trembja dhe ujqit në mal,
Supet i matja me retë.
Flisja me male, me pyje,
Dhe me hënë dhe me yje,
Zoti mbi zot në ato anë
Këngë merrja mbi korije.
Kur më dilte në mëngjes
Ai ylli i karvanit
Me sytë larë me vesë
Ia bëje me dorë shejtanit!
Shtatë vëllezërit në qiell
Si të prerë me gërshërë
Ç’e qaja të shkretin fyell,
Kur qethnim kopenë e tërë.
Motra e tyre u bë qyqje,
Për t’ia thënë këngës në maj:
Ku-ku-ku e ku-ku-ku
Si e kanë vëllezërit hallë?
Kjo është historia jote,
qyqe në bigë e në maj,
kur dëgjojmë këngën tënde
na vjen dhe neve të qajmë.
Por, kur ulemi në shtrungë
Për të mjeë dhentë dhitë
Të harrojmë një çast, moj qyqe
Dhe shijojmë mirësitë….
MOJ E MIRA ABETARE
Me kandilin kur mësoja,
Vënë bukur në kamare,
Një nga një fletët shfletoja,
Mbi të mirën Abetare.
Doja të mësoja shumë,
Po vajguri qe i pakët
Eh, qe koha jonë për lumë
Me mjerimin përmbi vatër.
Tërë kohës unë s’të ndava
ti përherë më shoqëroje
Moj e mira Abetare
Fort të desha, fort më doje.
Me ty shpesh rrijamendoja:
Eh, sikur të kish dritë!
Natë e ditë do mësoja,
Të fitoja dituritë.
MALLËNGJIM APO MËKAT?
Shkova në vendlindje,
Më mbajtën mëri,
Atë dreq prisja
Dhe s’më vjen çudi.
I fola Derëbardhës,
Ajo s’më shikoi,
I fola dhe lumit,
Ai s’më dëgoi.
Dëgjoni o male,
T’u qaj pakëz hallë,
Ata më përuzin,
Sikur s’mëkanë djalë.
Eh, ç’të bëja rrija,
Vetimtar i shkretë
Dua t’u qaj hallet,
Por asnjë s’më flet.
U ula, shikova
Shumë u mendova
Zemër përvëluar:
Kush pyet për mua?
Shokët folën radhë:
Je në dhe’ të huaj,
Në s’ke mall për mëmën,
Rri atje e vuaj.
VITI NËNTËDHJETË E SHTATË
Kush të solli, gjet belanë,
More vit i pacipë,
Vrave vëllanë me vëllanë,
Merr e shpjer e fut në thikë.
Kush të solli vit i prapshtë,
S’e njeh më biri babanë,
Botë e tërë u habit,
Kur nuk njih vajza mamanë.
Ata birbo veseshumë,
Ku i gjete, nga i prure
Mbshën vendin me qivure,
Prapë në qeveri i vure.
Pse vret vëllai vëllanë,
Pse bëhet kjo batërdi,
Pse shoqi-shoqin po hanë,
Aq të bënë moj qeveri!
Eh, ç’u bënë djemtë e mi
Vajton nëna-ulërimë
Sos m’u vranë për vatan,
Po për ca horra të nxirë….
KUJTOHEM
Në Piri ku fshihet uju,
Atje do të vi të rri,
Do qëndroj me të përballë,
Pa të shoh ç’do bëj ai.
Do më njohë a s’do më njohë
Do ta fusë bishtin në shalë?
Sigurisht, do të solliset:
Mos kam armë për të vrarë.
Jo mor jo, se nuk të vras,
Se të shkreh pushkën,mor I shkretë
Se ai që vret e prêt
Nuk ka qetësi në jetë.
Një herë mu tek arat tona
Pamë një gjarpër-hata,
Mos e vra, më mbajti mëma
Ruan arat, nuk të ha.
Shpesh vemi të tërë në Hon,
Hamë arra,rrush e fiq,
Na del gjarpëri përpara,
Ne s’lëvizim, s’kemi frikë.