Albspirit

Media/News/Publishing

Dështon hapi i parë në BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, tre shtete kundër

Ministrat e Bashkimit Europian nuk janë pajtuar për nisjen e negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe të Shqipërisë të martën në Luksemburg. Një shumicë prej 25 vendeve anëtare në BE kishte qenë në favor të mbajtjes të bisedimeve deri në muajin qershor 2019, ka thënë pas bisedimeve ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias.  Megjithatë Franca, Holanda dhe Danimarka janë për bllokimin e integrimit për këto dy shtete. Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev kishin apeluar kohët e fundit që Emanuel Makron të lejojë nisjen e negociatave. Ai shpreson se kreu i shtetit francez do të vendosë për një vendim “pro- europian”, tha Kurz në një konferencë në Vjenë. Por se bisedimet me këto vende nuk kanë të bëjnë me integrimin direkt në BE, por me hapjen e mundshme të negociatave. Por BE e shikon me skepticizëm integrimin e Shqipërisë, sidomos në union. Edhe Maqedonia nuk ka asgjë të sigurt. “Ai vend ka probleme të theksuara e sidomos duhet zgjidhur njëherë e mirë, pa asnjë diskutim çështja e emrit”, tha kancelari, duke iu referuar vendit ballkanik me termin “Maqedonia Veriore”, shkruan media austriake “Salzburger Nachrichten”.

Pak minuta pas deklaratës për shtyp të kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz, është bërë me dije se ministrat evropianë në Bruksel nuk mund të binin dakord për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Makron kishte njoftuar më herët se do të ketë një zgjerim dhe mund të ketë hapje negociatash për këto shtete, vetëm “në rast se në këto vende ka një thellim të reformave”. Por ai ka shtuar se nuk ka vënë re asnjë lloj reformimi, ndaj është skeptik. “Ne e kuptojmë debatin e brendshëm në Francë, gjithashtu debatin që ekziston në të gjithë BE-në. Mbështesim zhvillimin dhe reformimin e demokracisë në mbarë Europën, por republika nuk kërkon anëtarësim të menjëhershëm të BE”, tha Zaev të martën në Vjenë. Zaev ka shtuar se hapja e bisedimeve me BE-në do të rriste motivimin e vendit të tij për reforma të mëtejshme. Për Zaev, maqedonasit e meritojnë hapjen e negociatave. Mirëpo, Maqedonia ka edhe një pengesë e se kjo është se Gjorgje Ivanov, president i vendit, që ka refuzuar të miratojë ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Deputetët në Maqedoni do të votojnë sërish. Parlamenti me një shumicë votash më shumë se 61 të tilla nga 120, duhet të kapërcejë bllokadën e presidentit.

Please follow and like us: