Gjykata Supreme në SHBA mbështet vendimin e Trumpit për ndalim-udhëtim
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka mbështetur udhërin e presidentit amerikan, Donald Trump për të kufizuar udhëtimin në SHBA, të qytetarëve të disa vendeve me shumicë myslimane.
Me pesë vota për dhe katër kundër, Gjykata ka konstatuar se ndalimi i udhëtimit nuk është diskriminues ndaj myslimanëve dhe nuk e tejkalon autoritetin e presidentit.
Gjykata ka thënë se sfiduesit e vendimit nuk kanë arritur të dëshmojnë se ndalesa shkel ligjin e migrimit në SHBA, ose amendamentin e parë të kushtetutës.
Urdhër-ndalimi ishte konsideruar jokushtetues nga gjykatat më të ulëta.
Ai po ashtu ishte kritikuar nga grupe të refugjatëve dhe të të drejtave të njeriut.
Ndalimi vlen për shumicën e qytetarëve nga Irani, Libia, Koreja Veriore, Somalia, Venezuela, dhe Yemeni në gjithë Shtetet e Bashkuara.