PD, tjetër kontratë lobimi në SHBA
Selia blu ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re lobimi në Shtetet e Bashkuara me një vlerë prej 40 mijë dollarësh, njofton top channel.
Kontrata është firmosur më 12 qershor të këtij muaji dhe është kryer me firmën e lobimit “Sonoran Policy Group LCC”, një kompani kjo e njohur për kontaktet e saj me njerëz pranë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.
Kontratën e ka publikuar sot Top Channel, e cila disponon dhe disa nga faqet e marrëveshjes. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në muajin tetor të këtij viti.








TOPCHANNEL
Please follow and like us: