Basha bën thirrje për një kthesë të madhe
Kreu i PD-së, Lulzim Basha komentoi sot humbjen e negociatave me BE-në duke konsideruar se hapja e tyre u shty për një vit për shkak të krimit dhe të korrupsionit.
“Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.
Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”, tha Basha.
Please follow and like us: