Albspirit

Media/News/Publishing

Irani kërcënon keq SHBA

Iranianët duhet të qëndrojnë bashkë përballë presionit amerikan “që ta gjunjëzojmë SHBA-në”, tha presidenti i Iranit të mërkurën gjatë një fjalimi në një televizion iranian. “Ne do t’i marrim problemet. Do ta marrim presionin. Por nuk do ta sakrifikojmë pavarësinë tonë”, tha Ruhani. Ai konsiderohet si i moderuar por i ka shtuar fjalët e ashpra në drejtim të SHBA-së pas vendimit të Trump-it për t’i dhënë fund marrëveshjes bërthamore me Iranin që u pasua me vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj shtetit teokratik. Ndryshe, ndaj tërheqjes nga marrëveshja nga SHBA-ja ka reaguar ashpër edhe BE-ja, e cila insiston se ajo duhet të ruhet dhe të respektohet.
Please follow and like us: