Albspirit

Media/News/Publishing

Virgjil Kule emërohet ambasador në Suedi

Një ndër moderatorët më të njohur të lajmeve në RTSH dhe ish drejtor i këtij televiozni në vitin 1990 është emëruar ambasador në Suedi.

Kule u lind më 1952. Studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni. Ai ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale.

Janë të shumtë emisionet dhe dokumentarët televizivë që ai ka përgatitur gjatë një karriere të pandërprerë në këtë fushë. Zëri i tij si tregimtar është i pranishëm në disa qindra dokumentarë video.

Ai njohu shumë vende e kultura të botës nëpërmjet punës disavjeçare si regjisor dokumentarësh, misionar i organizatës ndërkombëtare humanitare “Mjekët pa kufij” (seksioni holandez). Një seri videosh me tema humanitare i ka realizuar në Rusi, Ukrainë, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore.

Please follow and like us: