Albspirit

Media/News/Publishing

29 qershor 2018/Në Paris me heronjtë e rezistencës iraniane

Image result for maryam rajavi

Në Paris me heronjtë e rezistencës iraniane që do e bëjnë këtë komb të lirë, demokratik dhe me aleatë të fuqishëm euro-atlantikë. Diktaturat dhe regjimet totalitare, sado të egra dhe të përgjakshme të jenë, kanë gjith-herë një fund të turpshëm dhe një vend në panteonin e së keqes.

Unë besoj te rezistenca iraniane, te Presidentja e Këshillit Kombëtar, Maryam Rajavi.

Këshilli kombëtar i Rezistencës së Iranit përfshin koalicionin e gjerë te organizatave demokratike iraniane duke përfshirë grupe dhe personalitete. Është themeluar  në vitin 1981 në Teheran, Iran, me iniciativën e Massoud Rajavi, lideri i Rezistencës Iraniane.

PARLIAMENT NË MËRGIM

NCRI (parlament në mërgim) një parlament pluralist dhe gjithë përfshirës i cili përbëhet shumë se 500 anëtarë, duke përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e minoriteteve etnike dhe fetare të tillë si: kurdët, baluchis, cifutët dhe zoroastrianët, që përfaqësojnë një spektër të gjerë të prirjeve politike në Iran. NCRI synonë të krijojë një republikë laike demokratike në Iran e cila bazohet në ndarjen e fesë nga shteti. Gratë përbëjnë 50 për qind të anëtarëve të këshillit. Janë pesë organizata të përfaqësuara nga NCRI, duke përfshirë Organizatën Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI/MEK) grupi më i madh dhe rezistent në Iran. Të gjithë anëtarët e këshillit kanë një votë. Të gjitha vendimet miratohen me një shumicë të thjeshtë.

Please follow and like us: