Kush e “vetvrau” shoferin e Fatmir Xhafës?
Bejdo Malo
I pezulluar ditën që Lulëzim Basha drejtoi gishtin mbi Taulant Ballën, për milionat e Tojotës “Yaris”, pasdite shoferi mori Urdhrin e Pezullimit. Pse? Një pikëpyetje e madhe. Ai shkoi në Gardë dhe trishtimin, inatin, mllefin, kërcënimin e zbrazi tek shokët e tij. Askush nuk ia çoi fjalët Xhafës. Ai s’la gjë pa thënë kundër Xhafës. Shante…E lehtë të verifikohet, majfton të zbardhen 300 tabulatet e fundit të telefonit të tij.
Pikëpyetja e dytë e madhe është deklarata e përbashkët Marku -Veliu. Pse? Një tjetër pikëpyetje e madhe. Pse u lajmërua tri orë e gjysëm me vonesë prokuroria? Kush arriti i pari? Një tjetër pikëpyetje e madhe. Kush iku i fundit në orën 5.59? Ç’është ai raport i policisë së Veliut pa numër pistolete, pa kalibër, pa parti mbushje e pa parti gëzhoje, i tipit të pistoletës automatike? Kush ishte? Pse mungojnë këto detaje. Pse?
Po shkojmë më tej, sa mban karikatorja? Si është e mundur të mbarojë breshëria dhe të mbetet arma në duart e të vetevrarit? Pas plumbit të parë ajo duhet të binte nga dora. Ja do shkrepej dhe një plumb dhe nuk do përfundonte në kokë. Si është e mundur, tre plumba me breshëri nga i vetvrari të bien në kokë në sipërfaqen 10 cm katrore? Pse? Pikpyetje e madhe.
Shkojmë më tej. Pasi plumbi tjetër do të kishte përfunduar në këmbë, me drejtim poshtë – lart, i treti do shkonte në dyshemenë e makinës. Po në tavan të garazhit-tunel, ç’kërkuan plumbat? Pse s’tha njeri një fjalë? Kush duhet ta sqarojë? Si është e mundur ta vetvrasin në oren 5.59 dhe të shkojnë ekspertët balestikë, ekspertë mjekësore dhe një taborr me ekspertë me në krye Qamilin që ka 10 vjet që e ka harruar zanatin dhe të mos thonë kur ishte marrë arma, firma e marrësit, numri i librit të armës? Dhe çuditërisht të deklarojnë që është vetvrarë në orën 9.30.
O ditëzinj, po a e dini se sa ndryshon trupi i njeriut në tre orë pasi e vetvranë? Ai fryhet, bëhet dyfishi i tij. Pse u ndryshua ora? Ç’është kjo zi e mediave për fatin e Fatmir Xhafës? Jep me vrap deklaratën e tij. Ç’na duhet ajo deklaratë kur mban brenda njëqind gënjeshtra? Pse vetëm Berisha kërkon të hedhë pak dritë, po media e blerë pse hesht?
Ai e dini o ditëzinj mediatikë sa enigma ka Brenda? Pyetja kryesore ribëhet pa fund; kush e vetvrau shoferin e Fatmir Xhafës? Më saktë kush e vetvrau shoferin e avokatit Agaçi? Të paktën t’u dhimbset ky djalë 31 vjeçar në ditën e fundit. Ta zbardhin të vërtetën. I pari duhet të ishte vetpezulluar Xhafa,derisa të ishin zbardhur telefonatat e tij me shoferin. Pse bënte Rama sikur s’kish ndodhë gjë? Jepte spektakël me manekinin Peleshi dhe një tufë shurdhjesash në Voskopojë. A e di ky shtet se çdo të thotë të gjendet i vdekur në rrethana misterioze shoferi i Ministrit të Bresdshëm? Do me thënë që në jë farë mënyre ka rënë edhe vetë ministria. Thonë se Xhafa ia ka marrë dorën, se ka qenë hetues kur vrau veten shoferi i Simon Stefanit dhe prej atij moment e filloi karrierën.
Po mbetet për t’u saktësuar. Pse u dha me një orë vonesë njoftimi? Çfarë u kurdis për katër orë e gjysëm? A janë gjërat të lidhura? A duhet filluar hetimi nga dita që ai ka filluar punë në Kryeministri? A duhet filluar nga dita që ka filluar punë tek Fatmir Xhafa? Socialistët janë mjeshtra që ta përcjellin dhe ta varrosin të vërtetën. Të gjitha do t’ia bëjnë në mënyrë që familja dhe të afërmit, apo opinion publik dhe opozita të mos flasin. Dhe kush do flasë, do të shpallet armik. Kërcënimin e parë e bëri Xhafa. Lexojeni mirë deklaratën e tij. Ai, si Saimir Tahiri kërcënoi në parlament me fjalimin e tij. Dukej që e kishte humbur ekulibrin. Unë them pa frikë se sa ka filluar.
E kemi diskutuar gjatë me ato pak gazetarë që kanë mbetur se nuk do kalojnë lehtë 620 kg e drogës së Maminasit, nuk do kalojnë lehtë milionat e kapura në “Tojota Yars”, nuk do kalojë lehtë kjo dalldi marrëzie e tërë analistëve që i shërbejnë qeverisë në mënyrën më të shëmtuar dhe më poshtëruese. Këto pesë vjet fillojnë me vrasjen e Artan Santos dhe askush s’është marrë më vrasjen e tij, do të marrin peng dhe vetvrasjen e shoferit të Xhafës.
Suluni o kolegë, mbuloni të vërtetën, mbrojeni Xhafën dhe zvarrituni pas pushtetit! Manipuloni të vërtetën, luani me vdekjen e një 31 vjeçari. Kështu do të ikni e do ta shikoni se si do të na marrin të gjithë peng….