Paris: “Free Iran”, qindra personalitete të shquara, ligjvënës dhe përfaqësues të zgjedhur nga pesë kontinente
Maryam Rajavi: Kryengritja dhe protestat e kanë përmbytur Iranin, të dyja palët kanë arritur kufirin; fitorja është e pashmangshme, dhe Irani do të jetë i lirë.
Mbledhja madhështore e përvitshme e Iranianëve dhe mbështetësve të Rezistencës Iraniane u mbajt në Paris të shtunën, 30 qershor, 2018. Në “Free Iran” morën pjesë Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, si dhe qindra politikanë e figura shtetërore të shquara nga pesë kontinente.
Në fjalimin e saj të mbledhjes, Znj. Rajavi vuri në dukje, “Një brez i pasionuar dhe i etur për liri është ngritur në të gjithë vendin për ta rimarrë Iranin nga pushtuesit, mullahët. Punëtorët e Haft-Tapeh, punëtorët e çelikut, fermerët e Varzaneh, rinia në Kazerun, shoferët e kamionëve në mbarë vendin, tregtarët e pazareve, të rinjtë në Lalehzar, Ferdowsi, Shoush, Mellat dhe Ekbatan në Teheran, kanë treguar një guxim shumë të madh duke u përballur me forcat mizore të sigurisë. Kjo është beteja e kombit iranian. Rrëzimi i regjimit është i pashmangshëm. Fitorja është e sigurtë dhe Irani do të jetë i lirë. Tashmë po duket perspektiva e një Irani të lirë nga mullahët dhe Shahu. E ashtu-quajtura zgjidhje brenda fashizmit fetar është bërë e pavlefshme dhe boshe. Popullsia dhe rinia e rebeluar i kanë dhënë fund epokës së të pozuarit për të dyja palët e regjimit.”
Maryam Rajavi shtoi, “Në gjashtë muajt e shkuar, populli iranian, i të gjitha kombësive dhe etnive, ka ngritur krye pavarësisht shtypjes maksimale. Shoqëria është në një gjendje shpërthyese. Pozita e Khamenei-it ka rënë në mënyrë dramatike dhe nuk ka aspak legjitimitet. Garda Revolucionare dhe Bassij janë goditur nga dezertimet. Mullahët e kanë humbur mbështetësin më të rëndësishëm të politikës së paqësimit, konkretisht Shtetet e Bashkurara. Orteku i sanksioneve të njëpasnjëshme po i godet rëndë. Dhe sinjali më i rëndësishëm për fazën e rrëzimit të mullahëve është lidhja midis furisë së popullit dhe lëvisjes së organizuar të Rezistencës, gjë që e kanë patur frikë liderët e regjimit.”
Për sa i përket Iranit të lirë të së ardhmes, Maryam Rajavi tha, “Ne bëjmë thirrje për themelimin e një shoqërie, të bazuar në liri, demokraci, dhe barazi. Ne kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbrojmë barazinë gjinore, të drejtën për të zgjedhur lirisht veshjen, ndarjen e fesë nga shteti, autonominë e kombësive, të drejtat e barabarta politike dhe shoqërore për të gjithë qytetarët e Iranit, heqjen e dënimit me vdekje, lirinë e shprehjes, partive, medias, dhe mbledhjes; lirinë e unioneve, shoqatave, këshilleve dhe sindikatave. Ne përkrahim një Iran jo-bërthamor që do të promovojë bashkëjetesën paqësore me fqinjët e tij, dhe që mirëpret bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.”
Në vijim ajo shtoi, “Në këtë rrugë, hapi i parë është të transferohet sovraniteti tek populli i Iranit. Duke u mbështetur tek populli iranian dhe tek një bazë popullore, mund të shmanget kaosi dhe pasiguria si dhe të mbrohet integriteti i Iranit dhe iranianëve, duke e bërë atë një komb krenar . Sipas programit të NCRI, pas rrëzimit të regjimit, do të formohet një qeveri provizore gjashtë-mujore, detyra kryesore e së cilës do të jetë të formojë një asamble kushtetuese përmes zgjedhjeve të lira me një votim të përgjithshëm, të drejtpërdrejtë, të barabartë, dhe të fshehtë. Kjo asamble kushtetuese duhet të hartojë kushtetutën e republikës së re brenda dy vitesh dhe ta kalojë në votim. Ajo duhet të vendosë gjithashtu edhe institucionet kryesore të republikës së re bazuar në votën e popullit .”
Personalitetet e shquara që morën fjalën në këtë tubim të madh përfshijnë Rudy Giuliani, aspirues i postit të presidentit të SHBA dhe ish kryetar bashkie i New York; Newt Gingrich, kandidat presidencial i SHBA dhe ish Folës i Dhomës së Përfaqësuesve; Guvernatori Bill Richardson; Michael Mukasey, ish Prokuror i Përgjithshëm; Louis Freeh, ish Drejtor i FBI; dhe Gen. George Casey, ish Shef i Stafit të Ushtrisë Amerikane, nga Shtetet e Bashkuara; Stephen Harper dhe John Baird, ish Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kanadasë; Bernard Kouchner dhe Philippe Douste-Blazy, ish Ministra të Jashtëm dhe RamaYade ish Ministër i të Drejtave Njerëzore të Francës; Ambasador Giulio Terzi, ish Ministër i Jashtëm i Italisë; Sid Ahmad Ghozali, ish Kryeministër i Algjerisë; Eduard Lintner, ish Zëvendës Ministër i Brendshëm i Gjermanisë; Rt Hon. Theresa Villiers, ish Sekretare e Shtetit për Irlandën e Veriut; Michele de Vaucouleurs dhe Philippe Gosselin, parlamentarë francezë; Senator Paolo Corsini, që përfaqësonte delegacionin italian; Anna Fotyga, ish Ministre e Jashtme e Polonisë dhe Anëtare e Parlamentit Europian; Pandeli Majko, Ministër i Shtetit dhe ish Kryeministër i Shqipërisë; Ben-Oni Ardelean, Zëvendës kryetar i Dhomës së Deputetëve të Rumanisë; Saleh al-Qalab, ish Ministër i Jordanisë; dhe Nazir Hakim, Drejtor i Përgjithshëm i koalicionit të opozitës siriane.
30 Qershor 2018