Ilir Levonja: Një thirrje të hapur demokratëve të Kuvendit
Vendi e ka të domosdoshme një opozitë frontale duke filluar pikë së pari nga degratimi ekonomik. Dhe së dyti nga shenjat e qarta për një pushtet one man rule, (një njëri i vetëm që vulos e firmos, që qeveris etj) kjo edhe për shkak të erës politike në rajon. Ndaj i digjni mandatet…, i hidhni tutje.
Mos harroni që sapo u kremtua pak muaj më parë në Kremlin me një absolutizëm sarkaistik të votave me shumicë, car Putini. Ai që pikërisht kur Rusia ndeshej në futboll me Kroacinë nisi me dhjetra skuadrilje të bombardonin opozitën dhe qytetet të tëra të lira në Sirinë e Bashar al Asadit, tashmë në një luftë shkatërruese civile prej gati 8 vjetësh.
Rusët, por edhe europinët, në përgjithësi sodisnin nën duhmën e ekraneve publike dhe birrave me gota të mëdha, futbollin. Ndërkohë sirianët bombardoheshin dhe i drejtoheshin kufijve a detit të Mesdheut, në një shtegtim të ri, për një jetë më të mirë. Eksode që sot e kanë përçarë totalisht Europën. Ndaj mos i kurseni, i hidhni tutje ato mandate.
Kurse një tjetër si ai, Erdogani po kurorëzohet sot… aty ku nuk do mungojnë edhe qeveritarët aktualë të shqiptarëve, popullit që për një a njëmijë arsye i detyrohen Turqisë me një fakt të vetëm historik, përçarjen apo ndarjen në pesë shtete aq sa sot shqiptari i Shqipërisë e quan kosovar dhe jo shqiptar të Kosovës vëllain e një gjaku.
I hidhni menjëherë.
Edi Rama dhe Hashim Thaçi do shkojnë me qejfin më të madh ose janë aty duke e adhuruar për shkak të ëndrrave perverse të pushtetit absolut, pra one man rule. Atij lloji që po e shohim të shfaqet tek qeveriu ynë aktual. Mendoni se ka shkuar numri i të burgosurve pse mendojnë ndryshe. Kujtoni se u shkarkuan nga administrata pak ditë më parë vetëm sepse nuk përkrahën idenë one man rul të Taip Erdoganit.
Ndaj vërvitini tutje ato mandate.
Pse them ekonomia…, janë pagat e ulta dhe informaliteti që kanë thelluar dhe thellojnë përditë borxhin publik. Por mbi të gjitha e kanë bërë shqiptarin të flasi me vete. Borxhin e shqiptarëve…, siç sapo ndodhi edhe me këtë faturën gjyqësore për të mbrojtur qeverinë karshi një tjetër ish investitori Francesco Becchetti… janë para gjyqesh pafund që shtohen e shtohen, paratë e shqiptarëve.
Ndaj për hatër të varfërisë së tyre digjini ato mut mandate. Do jetë një vendimmarrje e madhe dhe shqiptarët do t’iu besojnë me shpirt. Duan një provë të gjallë, një provë që jeni me të vërtetë me varfërinë e tyre. Jemi një popull i bjerrur nga propaganda dhe lufta dyshe. Një popull që bar hamë dhe ty nuk të besojmë më.
Ndaj digjini, vërjuani flakën publikisht… ndihmoni të rriten shërbimet sociale me ato para mandati, bëhuni pjesë e grupit një e shtunë ndryshe. Se me keqardhje e them, me fraza si kjo, ngrini kartonat lart se me lart ia çoni Edi Ramës, nuk vjen në pushtet.
Digjini publikisht, bëhuni një opozitë reale e publikut, e hallemëdhenjëve… por edhe atyre që nuk e gjenden kockat, të deklasuarve nga soji i Ruçit dhe familja e Edi Ramës.