Albspirit

Media/News/Publishing

Pas Sekretarit të ‘Brexit’, dorëhiqet edhe Sekretari i Jashtëm i Britanisë

 

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen, në mes të një krize politike ndaj strategjisë së ‘Brexit’.

Ai është figura e dytë, e lartë e kabinetit që lë detyrën, pas Sekretarit të ‘Brexit’, David Davis.

Sekretari britanik për ‘Brexit’ tha këtë të hënë se ka dhënë dorëheqjen për shkak të planeve “të rrezikshme” të qeverisë britanike për largimin nga Bashkimi Evropian.

Ai shtoi së thënuri se marrëveshja e vështirë me kabinetin e Theresa May-it paraqet “lëshime” përballë negociatorëve të BE-së, të cilët, sipas tij, do të kërkojnë më shumë.

Davis shkruan në letrën e tij të dorëheqjes se rrjedha aktuale e politikës është duke e bërë “gjithnjë e më pak të dukshme” idenë se Britania do të largohet nga tregu i përbashkët.

Disa orë pas dorëheqjes së Davisit, kryeministrja britanike Theresa May emëroi si sekretar të ri për ‘Brexit’-in Dominic Raab.

“Mbretëresha ishte e lumtur të miratojë emërimin e zotit Dominic Raab në postin e sekretarit për largimin nga Bashkimi Evropian”, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministres May.

s.a/dita

Please follow and like us: