Albspirit

Media/News/Publishing

Bejdo Malo: Kur falsifikon jetën tënde, mund të mashtrosh për gjithçka

 

 

 

Kjo ka ndodhur me Erion Velinë, kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës. Atij ndoshta do t’i thonë Lali Eri, por mua më duket shumë e pështirë. Tani kur mbushet me jashtëqitje një fëmijë nuk thonë më ‘bie pak erë, por ka pëgërë Lali Eri”.

Ka shumë zullume të Erion Velisë, por ajo që na ngacmoi më shumë me këtë falsifikator është firma e Elia Zaharisë, princeshës 35 vjeçare. Ajo gjoja paska firmosur për prishjen e Teatrit Kombëtar. Po po të ishte vetëm firma e saj e falsifikuar, s’do të ishte bërë hataja. Se Elia edhe firmos, s’ka aq staturë sa të jetë sa gjyshi i bashkëshortit të saj që ka marrë pjesë në zbatimin e projektit ‘Skënderbeg’, ku ndërtesa e Teatrit Kombëtar është një pjesëz e vogël e tijj. Elia do dhe disa vjet ta kuptojë se me kë është martuar. Ajo në shumë raste e ngatërron statusin e mbretit e të Monarkisë me atë të Erion Velisë, pasi rilindasit janë monarkë e shkuar monarkut. Nga kjo ngatërresë ka përfituar dhe sekretari i Erion Velisë, Mazniku që ka firmosur për Elian, Piro Manin dhe nja 10 të tjerë. Nga 47 firma që iu paraqitën Presidentit, vështirë se gjenden 20 të sakta, thotë një Mjeshtër i Madh. Erioni nuk e ka për herë të parë, ka falsifikuar fillimisht vetë jetën dhe karrierën e tij. Po t’ia mbledhësh të gjitha ditët që ka qenë në SHBA, sipas vulave hyrëse dhe dalëse, i bëhen gjithsej 123 ditë. Ai ka dorëzuar një diplomë sikur ka qenë pesë vjet me studime në SHBA.

Përpos falsifikimeve të mësipërme, ajo që më ngacmoi më shumë ishte firma që ishte falsifikuar mbi lejen e ndërtimit të një firmë për Ilirjan Çelajn, për një pallat 16 katësh tek kafe ‘Flora’. Erion Veliaj e ka ves falsifikimin e firmave. Janë mbi dhjetë raste të provuara. Besian Pesha thuhet se ka ikur nga lëvizja ‘Mjaft’ se shikonte falsifikime në çdo gjë dhe në gjithçka. Por edhe në Ministrinë e Punës ka dyshime se janë falsifikuar disa firma. Dyshime ka se janë falsifikuar edhe firma për G-99. E falsifikuar del dhe firma e faturës së dasmës së dyfishtë të Erion Velisë, ( gjoja me kursimet e mamasë) një herë në kalanë e Gjirokastrës dhe herën tjetër në shtëpinë muze të Pezës.

Vesi i falsifikimit të firmës është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është sjellja e Erion Velisë si pronar i Tiranës. I është sulur Tiranës si skifter, pasi më parë e mbushi me kioska. Ka shqepur e mbalosur tërë rrugët e kryeqytetit, madje dhe Unazën. Sillet me Tiranën sikur është pronari i saj. Këshillin Bashkiak e ka të falsifikuar dhe të jashtëligjshëm. Po kush i firmoska lejet e ndërtimit për ngushtimin e rrugëve? Në Tiranën me rreth 700 mijë banorë nuk numurohen as 2000 çiklista, ndërkohë që janë mbi 220 mijë makina. Si mundet që 2000 çiklistat e Erionit të na pushtojnë gjysmën e rrugëve të Tiranës. Kush do t’i zhbëjë këto punë të mbrapshta me firma të falsifikuara të Erion Velisë? Vështirë të thuhet tani.

Dyshime për firmën e Elias edhe mund të ketë sepse ajo s’është shumë bindëse tek ato që thotë. Që ajo edhe mund të ketë firmosur për prishijen e Teatrit Kombëtar, edhe s’është çudi. Në fund të fundit Elia është. Por ajo që na tremb është vesi i Erion Velisë që nuk dihet se deri ku do shkojë. Një falsifikator është njëheri edhe një mashtrues, edhe një hipokrit, edhe një ordiner. Por kur ky njeri i katër veseve më të fëlliqura është kryetar i Bashkisë së Tiranës, atëhere bëhet rrezik për të gjithë. Ai falsifikon kronikat, falsifikon vdekjen e djaloshit në landfillin e kryeqytetit, falsifikon lejet e ndërtimit, falsifikon jetën tonë si banorë dhe bëhet kështu emblema e një një të keqeje të madhe, që duhet larguar një orë e më parë.

Please follow and like us: