Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan prezanton kabinetin e ri, pjesë e tij dhe dhëndri me emër shqiptar, Berat Albayrak

Kabineti i ri i  Erdogan është vendosur. Nuk ka munguar as  fakti se pjesë e kabinetit janë dhe  emrat shqiptarë. Bëhet fjalë për ministrin e Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, i cili është dhëndri i Presidentit Erdogan. Ky vendim është interpretuar nga kritikët, si një tentativë e presidentit për të pasur kontroll të plotë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka prezantuar dje kabinetin e ri qeveritar. Në një ceremoni madhështore, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri shqiptar, Erdogan prezantoi emrat e rinj me të cilët do të drejtojë vendin gjatë këtij mandati. Berat Albayrak është 40 vjeç dhe prej vitit 2004 është i martuar me vajzën e presidentit, Esra Erdogan. Më herët ai ka qenë edhe CEO i Çalık Holding, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore.

Emrat e kabinetit të ri të Erdogan:

  1. Zëvendëspresident: Fuat Oktay
  2. Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül
  3. Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes: Zehra Zümrüt Selçuk
  4. Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit: Murat Kurum
  5. Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu
  6. Ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore: Fatih Dönmez
  7. Ministër i Rinisë dhe Sportit: Mehmet Kasapoğlu
  8. Ministër i Thesarit dhe Financave: Berat Albayrak
  9. Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu
  10. Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy
  11. Ministër i Arsimit: Ziya Selçuk
  12. Ministër i Mbrojtjes: Hulusi Akar
  13. Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca
  14. Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mustafa Varank
  15. Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Bekir Pakdemirli
  16. Ministre e Tregtisë: Ruhsar Pekcan
  17. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Cahit Turan.
Please follow and like us: