Të rejat e Horoskopit, 11 korrik 2018
Dashi
Një bashkëpunim i ri profesional do ju lejojë që të dilni nga skema juaj e zakonshme dhe të nisni strategji të reja interesante. Tregohuni më aktiv dhe të gatshëm dhe do të arrini rezultate të mëdha. Dashuria parashikohet shumë e favorizuar.
Demi
Kjo është periudha më e mirë për të eksperimentuar dhe rifutur në lojë. Do të jeni gati që të pranoni një sërë kompromisesh, por mos i lejoni të tjerët që t’iu nëpërkëmbin. Sidomos nëse kohëve të fundit keni qenë shumë i ngarkuar në punë.
Binjakët
Kjo është një periudhë shumë e mirë për tu treguar më kurajoz në dashuri, sidomos nëse prej pak kohësh keni nisur një lidhje. Në punë, pritet të merrni konfirmime dhe rinovime të rëndësishme. Bëni kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e komplikuar dhe do ju gjejë më të tensionuar dhe acaruar në raport me zakonisht. Ndoshta për shkak se duhet të respektoni një afat që iu është vendosur. Këshillohet të mos jeni shumë krenar dhe nëse keni nevojë për një këshillë apo mbështetje, kërkojeni.
Luani
Parashikimet e yjeve flasin për fitore të mëdha në vendin e punës. Mundohuni të merrni më shumë kohë, për të bërë qartësi mendore. Dashuria iu bën të menduar dhe të përhumbur.
Virgjëresha
Kjo është periudha më e favorshme për fushën e ndjenjave, ndaj përfitoni për të bërë një dialog të rëndësishëm me partnerin/en dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull mes jush. Disa zgjedhje profesionale do ju bëjnë nervoz, por mos u nxitoni në reagim.
Peshorja
Mundohuni që të shfrytëzoni më së miri kohën tuaj në vendin e punës, për shkak se ky është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar miqësitë dhe dashuritë e reja. Do të keni mundësi të shumta për të bërë takime të reja, por duhet të jeni gati për tu rikthyer në lojë në gjithçka.
Akrepi
Parashikohet një e mërkurë e tensionuar, gjatë së cilës duhet të jeni më të kujdesshëm dhe diplomatik në vendin e punës. Këshillohet që të mos jeni shumë kritik me kolegët tuaj si dhe shmangni përplasjet e drejtpërdrejta. Në dashuri kjo është dita për sqarime.
Shigjetari
Do të jeni të detyruar që të merrni një rol me më shumë përgjegjësi, për shkak të një harrese nga ana e një kolegu tuaj. Megjithatë kjo gjë do ju lejojë që të nxirrni në pah kapacitetin tuaj menaxherial. Në dashuri këshillohet që të jeni më spontan.
Bricjapi
Do të merrni rezultate të mëdha tek të cilat nuk shpresonit dhe kjo gjë do ju bëjë të ndiheni sërish të sigurtë në vete dhe kapacitetin tuaj. Megjithatë parashikohen ditë disi të tensionuar për dashurinë, ndaj bëni kujdes.
Ujori
Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të nisni një rrugëtim revolucionar dhe ndryshe nga rutina juaj e përditshme. Këshillohet që të rrini larg ndikimeve negative. Në mbrëmje do të ndiheni shumë të lodhur, kështu që shmangni detyrat e tepërta.
Peshqit
Kjo e mërkurë do ju gjejë të lodhur dhe të stresuar. Megjithatë duhet të sforcoheni, për të çuar deri në fund gjërat që keni nisur në familje ose në dashuri. Sfera e ndjenjave do të jetë e favorshme.