Albspirit

Media/News/Publishing

Hermes Nikaj-25 vjeç, moderatori që theu tabutë

Hermes Nikaj është një emër i njohur i ekraneve televizive. Ai u bë fillimisht i njohur në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, në televizionin ‘Klan’ ku spikati me mënyrën e tij të veçantë të të folurit, por edhe për informacionin që përcillte te publiku. Që prej atij moment, Hermes Nikaj njihet nga të gjithë me pseudonimin “Zogu i Tiranës”. Mirëpo origjina e tij nuk është aspak nga kryeqyteti, ajo ndahet mes Korçës (nga ka mamanë e tij) dhe Lushnjës, nga e cila vjen origjina e babait.

Dje Hermes Nikaj është bërë 25 vjeç duke u shndërruar në një moderator krejt të veçantë, tashmë pranë televizionit “Ora News” që thyen vazhdimisht tabutë dhe është i rrethuar përherë me femra të hijshme.

Një diemension pak i panjohur i Hermesit është edhe pasioni i tij për të shkruar, kur kohë më parë publikoi “Magjia femërore”, një libër me intervista të bukurosheve shqiptare, e cila u prit mirë nga lexuesi dhe që së shpejti do të njohë një botim të dytë me fragmente të reja. Ky libër me intervista, sipas Nikajt i dedikohej femrave (këngëtareve, pedagogeve, moderatoreve, juristeve, redaktoreve, stilisteve, modeleve), atyre që me zërin e tyre magjik, me modelin ndryshe të moderimit, me mënyrën elokuente të shpjegimit, me mënyrën delikate të sjelljes, me elegancën e paraqitjes, me artikulimin perfekt të shqipes janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë së jetës sonë.

Natyrisht se Hermes Nikaj është tashmë një emër i dashur për kryeqytetasit dhe ai shpesh herë ka marrë konsiderata nga personalitete të ndryshme. Në promovimin e librit për Hermes Nikajn kanë thënë:

Prof. Kristina Jorgaqi, pedagoge
Që kur e kam njohur si student, tek Hermesi kam parë një djalë me karakter të veçantë, të etur për dije. Në leksione ka qenë i rregullt dhe nuk i vinte turp të pyeste për çka nuk dinte. Pra ishte tejet i sinqertë. E dashuronte lëndën që zhvillonim bashkë dhe mundohej të jepte maksimumin. Kur më kërkoi t’i jepja intervistë, u befasova nga guximi, por edhe nga dashamirësia e tij. Vendosa ta zhvilloj intervistën dhe pashë që pyetjet e tij nuk ishin dosido, por tepër profesionale. Kishte korrektësi dhe tendencë në pyetje, ashtu si duhet të jenë pyetjet e një gazetari profesionist. Në përfundim mund të them se ishte një intervistë korrekte, profesionale dhe me mesazhe të qarta, ndërsa dëshira e tij, për të më bërë pjesë të librit ishte befasia ime e dytë. Pranova dhe tashmë shoh, se dëshira për të qenë pjesë e tij është plotësisht e justifikueshme.
Valbona Halili, këngëtare
Ky libër më ka gëzuar për vetë faktin, se ka brenda personazhe shumë të njohur, pra, ka vlera. Kur më tha Heremesi se do të isha pjesë e këtij libri u entuziazmova, pasi të gjithë personazhet janë emra të njohur, femra me vlera të spikatura, femra të cilat me punën e tyre, me djersën e tyre kanë dhënë maksimumin aty ku punojnë. Më ka pëlqyer edhe struktura e librit, ngjyra e kopertinës, si dhe gjithë elementët e tjerë. Edhe sot në këtë promovim ndihem e vlerësuar, pasi është një ambient i këndshëm, një ambient me njerëz të ditur dhe të mirëkuptueshëm. Po shikoj një atmosferë feste, një atmosferë të gëzueshme thuajse familjare. Sot do këndoj me gjithë forcën e shpirtit. Dua ta respektoj gazetarin Nikaj për vlerësimin dhe punën e palodhur, për këtë libër të bukur që na ka dhënë sot në duar.
Shpresa Drasat, regjisore
Me Hermesin jam njohur nëpërmjet ekranit. E shikoja në TV Klan dhe habitesha me këtë djalë të ri, që merrte përsipër role jo të thjeshta për vitet që mban mbi supe, por edhe duke pasur parasysh shoqërinë shqiptare që është paragjykuese. Tek ai shijoja çiltërsinë, sinqeritetin, thjeshtësinë, mënyrën e lëvizjeve, shmangien e emocioneve, dijet e tij. Kështu duke e parë dhe duke folur në Facebook u bëmë miq. Kur Hermesi më tha të zhvilloja një intervistë me të, për gazetën “Telegraf” nuk hezitova. Pashë me kujdes pyetjet dhe u binda, që ai më kishte studiuar, kishte hyrë në linjën time për të më zhbiruar. Intervista doli me sukses. Pas intervistës, tashmë e shoh veten dhe pjesë të një libri të Hermesit. Nuk dua të gënjej, por jam ndjerë shumë mirë kur më propozoi diçka të tillë. E kush nuk do të jetë pjesë e një libri? Kush nuk do të jetë pjesë e një reklame të tillë? Aq më tepër ne që kemi një profesion që pa reklamë nuk mund të arrijmë asgjë. Erdha me plot dëshirë në këtë promovim dhe shikoj se është plotësisht e justifikueshme pjesëmarrja. Këtu shikoj personalitete që nuk kam mundur t’i takoj më parë. Por ja, rastësia mbreti i botës. Ndihem e lumtur dhe i shpreh urimet më të mira Hermesit për të ecur me guxim në rrugën e bukur, por shumë të vështirë të gazetarit.
Stela Ahmeti, drejtoresha shqiptare e Modelingut
Për mua mbetet një ditë e veçantë. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e një libri. Që në fillim, kur Hermesi më tha titullin e librit u impresionova. Një titull shumë sinjifikativ, një titull intrigues, por dhe me një mesazh të qartë. Intervista që kam zhvilluar me Hermesin ka qenë një ndër intervistat e mia më të mira. Ndërsa kur erdhi puna për librin ai e çoi më tej profesionalizmin e tij. Pyetjet ishin konkrete, profesionale dhe me shumë domethënie. Jo çdo gazetar mund të bëj pyetje të tilla. Shpesh herë thuhet se ka dalë një intervistë e keqe. Sigurisht pasi nis gazetari nuk di të të bëjë pyetje të veçanta, nis nuk di ta zbërthejë personazhin, atëherë patjetër intervista do të dalë e zbehtë, do dalë e ftohtë, pa ndjenjë, pa emocion, pa temp. Në radhë të parë është gazetari, pastaj vjen ai që intervistohet. Për librin dua të them fjalët më të mira, sidomos për kopertinën, pasi është një kopertinë magji, si vetë titulli i librit.
Suarda Dalipi, juriste
Sot ndihem mirë dhe e vlerësuar për disa arsye, por më kryesorja, pasi jam pjesë e një libri që po reklamohet shumë dhe ku marrin pjesë shumë personalitete. Kur Hermesi më tha se do jem pjesë e një libri u gëzova. Kushdo që e din rëndësinë e një libri di të vlerësojë dhe nderin që i bëhet. Në këtë libër shoh personalitet të ndryshme femërore, në disa fusha të jetës dhe mbi të gjitha që kanë bërë emër. Kjo shtrirje në profesionet femërore e bën librin dhe më të këndshëm dhe më të lexueshëm, pasi nuk ka pyetje standarde, nuk ka pyetje të përsëritura dhe mëson shumë nga përgjigjet e këtyre femrave të zgjuara. Promovimi i sotëm është një ditë e shënuar që e vlerësoj shumë për vetë pjesëmarrjen, mënyrën e organizimit, diskutimet cilësore dhe ambientin festiv. Me të vërtetë ndihesh e vlerësuar dhe shumë e relaksuar.
Sezoni i ri televiziv rezervon të tjera surpriza për Hermes Nikajn, i cili do t’i njoftojë në kohën e duhur kur t’i ketë më të kristalizuara projektet e reja.
Fotografia e Kristina Ibro
Fotografia e Kristina Ibro
Fotografia e Marsida Smulja
Fotografia e Estetika Perfect
Fotografia e Kristina Ibro

 

Please follow and like us: