Bejdo Malo: Rivrasja për së gjalli e Sajmir Malokut dhe tërë të burgosurit politikë
Dëgjova spektaklin me regji të përkryer për rivrasjen për së gjalli të Sajmir Malokut, këtij të persekutuari legjendë. E morën Sajmirin, e veshën bukur se ai s’para i vë re veshjes si agjent anglez dhe amerikan që i ka vetes mendjen se është. E parfumosën me ‘Hugo Boss’ si agjent francez që i ka mbushur mendjen vetes se është. Atij xhanën i është mbushur mendja se është agjent i 17 shteteve dhe çohet herët në mëngjes dhe 17 njoftimet për persekutimin e tij jua ka çuar për të 20-ën herë të 17 ambasadave të huaja në Tiranë. Një sindromë që Sajmir inxhinjeri, i dënuar si armik për antenat televizive, e ka të njëllojtë me ata që kanë vuajtur në gulakët e komunizmit në Burrel, Spaç e nja 20 skuta të tjera me erma të tmerrshëm fshatrash e qytetesh. Por ajo që e vrau për së gjalli Sajmirin ishte sinqeriteti i tij. Naiviteti për t’i besuar xhelatit. Ai është i 20 që e pëson kështu. E kanë pësuar të afërmit e Musine Kokolarit, të afërmit e Ramize Gjebresë, Visar Zhiti-adhuruesi i Edi Ramës dhe krye i persekutuari politik i luftës brenda llojit Masimoviç Vela e shumë e shumë të tjerë.
Por ajo skenë që u luajt me Sajmir Malokun ishte me antinjerëzorja. Xhelatët që dënuan Sajmirin dikur që ishte thjesht një inxhinjer profane, tashmë e rivranë atë përsëgjalli. E joshën. I thanë do të bëjmë ceremoni. Do të nderojmë. Do të japim dosjen. Do mësosh tërë tragjedinë që të ka ndodhur. E shumë e shumë çudira sipas një regjie të një ligji që e ka bërë Erion Veliaj kur ishte Ministër i Punës. Një ligj djallëzor, cinik, denigrues. I bërë nga një dorë e ndyrë dhe një mendje shtrigani. Viktima Sajmir Maloku. E morën mavrinë i dhanë dhe një dopjo në mëngjes dhe lajmëruan TV Klan, Top Channel Ora News, News 24 dhe tërë televizonet që i kanë për regji të tilla. Morën Sajmir mavrinë dhe, duke e shtyrë, e nxorrën në krye. Dridhej si purteka i persekutuari. I vunë përpara dosjen. Ç’të shikonte. 200 spiunime nga kunati, 300 spiunime të përditshme nga kushëriri, 400 spiunime të vazhdueshme nga komshinjtë.
Qeshte dordoleci. Kaq ishte dosja. I thanë se “e shikon kush ta ka bërë të keqen”. Ju sulën mikrofonat. E shponin si bidec nga pas me grushta tërë antarët e Autoritetit të Dosjeve. Fol një fjalë.
Më çuditët, tha i ngrati, mua më pakan spiunuar tërë të afërmit, familja dhe komshinjtë.
Kaq deshën. Ia arritën qëllimit. E plotësuan misionin. E vranë për së gjalli. Dosjen e vërtetë e kanë zhdukur.
Filluan me Iraklinë e Vladimirin dhe vazhduan për 27 vjet. Kanë lënë në dosje vëllavrasjen. E dhimbshme. As emri i atij që rekurtoi familjen, asnjë emër xhelati, asnjë emër persekutori. Tërë viktimat bashkë. Ai që mund të kishte zgjedhur në vend të Sajmirit si objektiv të luftës së klasave, kushërinë e tij, se i kishte te gjitha kompetencat, asgjëkund nuk dukej. E kishin retushuar dosjen. Për t’u thënë që “ju llum ishit, llum jeni”. Njeri-tjetrin keni varrosur dhe keni spiunuar. Njëlloj je i si familje. Xhelati ka pasur të drejtë. Ja shikojeni.
Po si, mor Sajmir, miku im i çmur, e hëngre? Si u përdore kaq shëmtuar nga xhelatët? Si ma prishe mëngjezin e më dërgoje fotot e asaj ceremonie të shëmtuar ku ata të rivranë për së gjalli me fis e me farë? Si nuk e kuptove? E pe Maksimoviç Velaj se si iu sul kolegëve, miqëve, shokëve të qelisë, farefisit të gruas që e kishin spiunuar. Po xhelatët e tu e të gjithë armiqve që shpalli diktatura nga klasat e përmbysura por edhe të luftës brenda llojit janë mjeshtra.
Pse e hëngre ‘kokrrwn e ullirit’? Pse nuk e ha Fatos Lubonja? Pse nuk e ha Agron Arjanitasi, dhëndërri i Kadri Hazbiut? Ja ta them unë pse, sepse e kuptuan lojën e fëlliqur. Agron Arjanitasi, inxhinjer si ty, madje më i miri për televizionet në këtë vend, shkoi i mori dosjet 250 faqe për veten e tij dhe 150 faqe për babanë e vet. U tmerrua nga ato që pa. Na tha se gjeta gjëra të tmerrshme në tavolinë. Por s’pranoi të vritej për së gjalli publikisht. E meqë ishte bërë zeher po nga Kadri Hazbiu, kishte amanet një fjalë. Durim. Mos u bëj palaço në pleqëri. Ja dha gurit dhe plasi. Ja dha njeriut dhe e mbajti.
Ti, o Sajmir Maloku, o njeriu i mirë, besimtar tek zoti, tek flamuri anglez e amerikan, si e hëngre? Ata të rivranë. Të riburgosën. Xheletë hesapi. Duan të lajnë duart dhe të lajnë fotografinë e Enver Hoxhës që ta kthejne në Varrezat e dëshmorëve. Jo më kot të zgjodhën ty. Se ti s’ke lënë televizor e gazetë pa nxjerrë fotot duke rrëzuar dhe hequr zvarrë bustin e Enver Hoxhës.
Xhelatët e sotëm me në krye kryeminstrin përcjellin mesazhin. Pse të mos e kthejmë. Shiko kush e ka rrëzuar, Sajmiri që ne s’i kemi asnjë faj. Atë e kanë spiunuar familja e tij. Shiko ç’skenare të zymta që luhen. Pse nuk reagon Nebil Çika, pse s’reagon Besim Ndregjoni, Tanush Kaso që janë burra me dinjitet? Shikoni ç’bën Bedri Blloshmi dhe ka të drejtë. Jua tund dhëmbët për dosjen e familjes së tij dhe ata të Autoritetit të Dosjeve nuk ia japin. S’ia japin se e kanë spiunuar edhe familjarët.
Kishin xhins dhe fis atdhetarësh, Blloshmët. Dosja e tyre është dosje e kulluar persekucioni. Skenari luhet dhe në bashkëpunim edhe me ca protagonistë të tjerë. Mjerë ju. Ju pyes: Kush e ka radhën për t’u vrarë për së gjalli. Për mua Sajmir Maloku vdiq me 10 korrik 2018 dhe varrimi do t’i bëhet kur të dojë xhelati. Ja kështu ja. Ata janë në pushtet tani që kanë uzurpuar të gjitha isntutucionet e shtetit, merren me vrasje te klasave të përmbysura. Me ate gjak kanë jetuar 50 vjet. Me gjakun e borgjezisë shqiptare, me gjakun e fisnikërise shqiptare, me gjakun e elitës shiqptare, ashtu jetojnë dhe sot. Për t’u bërë rivrasjen kanë zgjedhur Carlo Bolinon, kanë emëruar Mustafaroviç Nanon, kanë zgjedhur shumë nga këta syresh që t’u rivrasin. Kanë zgjedhur Eni Vasilin. Edhe Blendi Fevziun nga radhët tuaja. Jeni bërë si pula të shushatura. Atje ku duan ‘tu nxjerrin sytë, tek Carlo Bolino, tek televizioni i tij u merr si ata qengjat që shkojnë tek kasapi dhe ju bëjnë dosjen e dosjes. Ky vend kështu është përderisa në gazetën “Tema” botohen kujtimet e Rita Markos. Gjëma i ka rënë këtij vendi, gjëma do t’i bjerë sërish.