Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasje e dyfishtë në Shkodër, humbasin jetën burrë e grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, një burrë dhe një grua janë qëlluar me armë zjarri në makinë. Ngjarja ka ndodhur në  zonën e quajtur “Rruga e gjerë”. Një nga të vrarë është ish-efektivi i policisë Boran Breçama dhe bashkëjetuesja e tij . Sapo kanë mbërritur në shtëpi, ata janë qëlluar dhe në makinë ndodhej dhe një fëmijë i vogël. Fëmija fatmirësisht është mirë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Please follow and like us: