Dokumenti i shkurtit 1945. Myzafer Trebeshina: Si i pushkatuam Pjetër Arapin e Pjetër Larjen dhe jua dogjëm shtëpitë
Ky raport i Myzafer Trebeshinës i datës 19 shkurt 1945, i dërgohet Mehmet Shehut në Shkodër në formë raporti mbi raprezaljet qe po bënin brigadat partizane në veri të Shqipërisë në muajt e parë të pas luftës ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist.
Trebeshina i raporton Mehmet Shehut se si ishin ekzekutuar atë mengjes të 19 shkurtit Pjetër Arapi dhe Pjetër Ljarja. Por nuk janë ndalur këtu, pasi edhe gjithe pasuritë jua kanë sekuestruar dhe shtëpitë jua kanë djegur. Arsyeja e ketij akti kriminal sipas Trebeshinës ishte se ata i kishin qëlluar partizanët kur ata po hynin forcërisht në fshatin e tyre. Më poshtë raportimi i tij i plotë, zbardhur sipas dorëshkrimit që ruhet në AQSH, fondin 14, dosja 2015.
Komandantit t’operacjonit
Shkodër
Sot në mëngjes pushkatuam Pjetër Arapin e Pjetër Larjen. Të dy kan përcjellë Hasan Isufin atë ditë që ai ka dalë ditën. Të dy kanë marrë pjesë bashke me Hasan Isufin në qëllesën që kanë bërë në rrugë kundra partizanëve. Shtëpijat e tyre u dogjën dhe u sekuestruan.
Populli u tremb mjaft por nuk deklaruan gjë si duket nuk dinë. Megjithëse asht bërë çarmatimi 3 herë sot nxuarëm në këtë fshat (Trash i Sipërm) 50-60 armë të reja dhe nji sasi revolesh.
Populli kërkon 5 ditë leje që të ndjekë Hasan Isufin e të na tregojë gjurmat e tij. Unë po ju jap 3 ditë dhe tashti janë duke lidhur besën. Bataljonet janë ndar fshatrave, jam munduar të organizoj në disa fshatra nji farë rrjete informative nga vëndas.
Natën do dërgojmë gjithmon njësite për prita ndër vende të dyshimta.
Të gjitha lundrat e Bunës i mblodhëm, me sa kam kuptuar unë informata e fundit se gjoja Hasan Isufi asht diktuar më 15 nuk asht e vërtetë.
Do bëjmë çmos që ta zemë.
Komisari i Divizionit IV
[M. Trebeshina, firma]vflp
19-II-945
(AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, FL. 91)