Hoxha që doli kundër festivalit në Prizren, mbështetës i Erdoganit
Hoxha i Prizrenit, Besim Berisha, i cili reagoi për shkak të një Festivali në Prizren, që po mbahej në Kalanë e Prizrenit, duke përmendur edhe sulme terroriste, është mbështetës i Erdoganit.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkuar te konsullata turke për të marrë pjesë në përvjetorin që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e konsideron puç, që sipas tij, e kanë kryer njerëzit e Gylenit.
Mbështetjen për Turqinë e Erdoganit, Besim Berisha e ka bërë në gjuhën turke.
“15 korrik, kurrë më.
Jemi në shesh për të treguar se jemi afër Turqisë. Një Turqi e fortë nënkupton një Kosovë dhe Ballkan të fortë”, ka shkruar Hoxha në analizën e tij gjeopolitike erdoganiste.
Please follow and like us: