Albspirit

Media/News/Publishing

Largohet nga ‘Proçesi sportiv’, Edi Manushi: Po ja lë stafetën brezit të ri

Moderatori Edi Manushi do të largohet përfundimisht nga emisioni ‘Proçesi sportiv’. Pas një dekade si moderator i programit Manushi u shpreh se po ja lë stafetën brezit të ri.E kemi parë prëj shumë vitesh teksa drejton ‘Proçesin sportiv’ krah bukuroshes Marina Vjollca. Muajt e fundit kur Marina u largua Edi Manushi prezantoi krah Fjoralba Ponarit.

Por mesa duket Manushi ka hequr dorë përfudnimisht nga ky emision dhe nuk do ta shihni më duke moderuar ‘Proçesin sportiv’. Mbrëmjen e kaluar gjatë emisionit ‘Top arena’, vetë prezantuesi njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e ‘Proçesit sportiv’ dhe se rrugëtimit të tij me programet sportive i ka ardhur fundi. “Është momenti t’ia lëmë stafetën brezit të ri,”- tha Edi pa zbuluar nëse do ta shohim në ndonjë format tjetër./Shqiptarja.com/

Please follow and like us: