Kitarovic: Shqiptarët dhanë jetën për Kroacinën, kur miqtë ishin të pakët
Presidentja kroate ka lëshuar mesazhe të forta bashkëpunimi në takimin me homologun e saj shqiptar, Ilir Meta.
Duke vlerësuar historinë mes dy vendeve, Grabar-Kitaroviç kujtoi edhe kohën e luftës së Kroacisë për pavarësi.
“Ju falenderoj për ftesën. Në emrin e vendit tim dua t’ju shpreh kënaqësinë time për vazhdimësinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Sot ne diskutuam për fuqizimin e bashkëpunimit të frutshëm. Ju ishit miqtë tanë, kur miqtë ishin të pakët. Gjatë luftës për pavarësi.
Komuniteti shqiptar në Kroaci është një shembull i kontakteve mes kombeve tona.
Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10 mijë shqiptarë, 2.500 ishin vullnetarë në luftën e Kroacisë. 87 humbën jetën, 37 janë të zhdukur” – tha Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Nga ana tjetër, Presidenti Ilir Meta i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa vlerësoi kontributin ka dhënë për Shqipërinë në proceset integruese.
“Kroacia dhe Shqipëria kanë një miqësi mjaft të hershme dhe kjo vërtetohet nga shumë momente të rëndësishme historike.
Falënderoj miqtë tanë kroatë, që na kanë mbështetur pa kushte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE” – tha Meta./albspirit/