Albspirit

Media/News/Publishing

Miq dhe armiq, Blloshmi Dhe Leka

 

Vrasja e Hasan Blloshmit

Hasan Blloshmi, babai i 4 djemve, Hysen, Must, Beqo, Sul Blloshmi, është vrarë nga fisi i Çelajve të Velçanit, miq të Alush Agait.

 

 

Si nisi hasmëria midis dy fiseve

Hasan Blloshmi kishte shkuar për të bërë Pazar në Pogradec. Gjatë kthimit, rruga për të ardhur në Bërzeshtë kalonte në një pyll me gështenja. Bashkë me të ishtë dhe nipi i tij Brahim Blloshmi. Alush agai kishte miqësi me Çelajt e Velçanit. Për t’i marrë pyllin (kullotën) e Hasanit bisedon me Çelajt për ta vrarë atë. Kallauz futet Brahim Blloshmi. Ky i fundit bisedon me vrasësit dhe vendosën që rasti më i përshatshëm do të ishte kur të ktheheshin nga pazari i Pogradecit të kryenin vrasjen. Hasani bashkë me nipin ulen diku për të pushuar, për të pirë një cigare. Biseda ishte bërë se do vritej personi që ishte në krah të atij që do shkrepi çakmakun. Brahimi nuk po ndizte dot cigaren kështu Hasani ndez shkrepsen e i thotë ndize këtu. Brahimi ja kthen se kishte dëshirë ta ndizte me eshkë. Në këtë moment vrasësi qëllon dhe vret Hasanin. Brahimi merr rrugën e vjen në Bërzeshtë dhe takon Hysen Blloshmin për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Të dy nisen për tek vendngjarja për të marrë xhenazen. Rrugës pa ardhur në Bërzeshtë, tek vendi i quajtur Arra e Teles, Hyseni ndalet e i thote Ibrahimit “Bëji të fala babait” e qëllon dhe e vret. Ngarkon të dy të vrarët, i sjell në Bërzeshtë dhe merret me ceremonine mortore të babait të tij.  E gjithë Bërzeshta u trondit shumë nga kjo që ndodhi. U mor vesh se kjo ishte e gjitha e sajuar nga Alush Agai duke futur kështu të dyja fiset në gjak.

 

Vrasja e Hysen Blloshmit dhe Alush Agait

 

Hysen Blloshmi ishte djali i Hasanit dhe babai i Hajdar Blloshmit. Me siguri bëhet fjalë për kohën e Perandorisë Osmane, për këtë ngjarje të dhimbshme të familjes Blloshmi që po rrëfej. Koha është e largët dhe është e vështirë të sjellës një kronikë me hollësira se si ka ndodhur apo edhe datat e ngjarjes në të vërtetë. Por e vërteta është se ka ndodhur një vrasje, vrasje e cila fillon me familjen Blloshmi pavarësisht si e tregon njëri apo tjetri banor i fshatit Bërzeshtë apo në krahinë. Ndodh shpesh se fiset e mëdha gjithmonë përplasur midis tyre. Po ashtu dhe në rastin e dy fiseve në Bërzeshtë Blloshmi dhe Leka, për një arsye apo tjetër përplasjet ia kanë lënë vendin pushkës, janë përpjekur me miqësi, janë pajtuar, kanë bërë ilakara dhe përsëri janë përplasur dhe janë vrarë.

Hysen Blloshmi kishte krushnji me Sul Gjymengën.Sul Gjymenga kishte miqësi me Xhaferr Kompulën e Skroskës. Alush Agai i Lekës ishte martuar me motrën e Hysen Blloshmit. Sul Gjymenga ishte kryeplak i fshatit Bërzeshtë. Blloshmi pranë stanit të tij në mal donte të bëntë një ‘’kasolle’’. Sipas rregullave të atëhershme duhej leje nga kryeplaku. Pas bisedimeve kryeplaku e lejoi të bënte ndërtimin. Alush Agai pasi merr vesh këtë problem e thërret Gjymengën dhe e detyron të kthjë lejen e Blloshmit. Ai edhe pse ishte mik me Blloshmin midis tyre kishte një pakënaqësi që rrinte në heshtje. Hyseni duke u ndjerë i ofenduar nuk e suportoi dot atë që i bëri Gjymenga dhe e vret. Ishte koha e festës së Bajramit e cila festohej shumë nga të gjithë dhe mbas dreke shkëmbenin vizita midis tyre. Lekajt shkonin gjithmonë të parët për vizitë tek Blloshmët, por këtë radhë jo. Blloshmi priti gjatë dhe vendosi të shkonte i pari tek Alush Agai për vizitë. Sapo hyri në oborrin e shtëpisë kërcet pushka dhe mbetet i vrarë Hysen Blloshmi. Siç u morr vesh më vonë në shtëpinë e Alushit kishte ardhur Xhaferr Kompula i shtyrë nga ai vrau Blloshmin. Me këtë rast u dyfishua armiqësia dhe gjakmarrja do vazhdonte gjatë. Mbas disa kohësh Selim Blloshmi bëri dasëm ku martoi dy djemtë e tij. Isuf Qosja nga Shpati i Elbasanit ishte mik me Blloshmin vjen në Bërzeshtë tek Selimi. Pas urimit të dasmës largohet për në Strugë tek një miku i tyre. Kur të kthehej nga Struga do të qëndronte tek Blloshmi për të festuar dasmën. Lekajt ia kishin frikë shumë Qoses dhe i ruheshin çdo lëvizje që ai bënte. Sapo niset për në Strugë, Lekajt i vunë mbrapa kallauzin e tyre për të siguruar destinacionin e Qoses. Kallauzi e ndoqi deri tek vendi i quajtur “Vendi i ujit të ftohtë”. U bind që Qosja u largua dhe kthehet mbrapsht në shtëpi. Më pas Alush Agai shkon tek Kompula në Skroskë. Isuf Qosja duke ditur këtë kthehet po atë natë në Qukës dhe zë pusi për të vrarë Alush Aganë i cili kthehet nga Skroska në Bërzeshtë i sigurtë se e kishte rrugën të kontrolluar dhe sapo mbërrin në Qukës ku ishte zënë pusia, Qosja hap zjarr, e lë të vdekur duke marrë kështu hakun Hysenit. Për të dyja vrasjet u kënduan këngët, njëra për Hysenin dhe tjeta për Alushin.

 

Kënga e Hysenit

Me cin e pate manzaranë                                                                           Aman o Hysen aman                                                                                   Se pata me ty po me Alush Aganë                                                           Aman o Hysen aman

Shite qetë e bleve dogranë                                                                           Aman o Hysen aman                                                                                 Shite pelën e bleve gjerndanë                                                                   Aman Hysen aman …

 

Kënga e Alushit

Në Skroskë ishte Mynafiku

Në Bërzeshtë bëhej tertipi

O Qukës zabel i rrallë

Sul Blloshmi me 6 a 7-të

Isuf Qosen kishin të parë

Isuf Qosja tha një fjalë

Gjithë o çuna me ngadalë

Të gjitha pushkët në një flakë

Të paktën të mbajmë nja 5 a 6-të…

 

 

 

Please follow and like us: