Falsifikim dokumentash në Vetting?Prokurori i konfirmuar në detyrë, vihet nën hetim
Vatë Staka mori rikonfirmimin në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit. Prokurori i Shkodrës, kaloi në datën 3 Korrik procesin e Vettingut.
Por, Prokuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur sërish verifikimin për prokurorin Vate Staka.
Shkak janë bërë dyshimet se ai ka falsifikuar disa dokumente dhe i ka paraqitur në KPK. Verifikimi po kryhet nga Sektori i Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Prokuria e Përgjithshme shprehet për rastin se ka marrë disa të dhëna për rastin e prokurorit dhe po kryen verfikime.
Sipas hetimit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Staka rezultonte i pastër në tre kriteret pasuria, pastërtia dhe aftësia profesionale. Staka ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Shkodrës.