Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Ish-prokurorët e shkarkuar për korrupsion marrin vendime në emër të popullit

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka denoncuar vullnetin e mazhorancës së majtë për të mos lejuar gjykatësit dhe prokurorët e e larguar nga Vetingu të ushtrojnë të drejtën e Avokatit.

Manjani ngre pyetjen se përse ish-prokurorët e larguar për korrupsion nga organi i akuzës janë sot anëtarë të shumicës në parlament?

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit

Partia-shtet ka vendosur sot të mos lejojë gjykatësit dhe prokurorët, të cilët i largon vettingu, të ushtrojnë të drejtën e Avokatit.

Mirë ka bërë!

Po ata ish-prokurorë që u larguan nga Prokuroria për akte korrupsioni dhe shkelje ligji, të cilët janë anëtarë të shumicës moniste, pse lejohen në Parlament?!

Si kanë fytyrë të marrin vendime në emër të popullit.