MARATONA E KINEMASË BOTËRORE ZBRET NË GJIROKASTËR
Albert Z. Zholi
MARATONA E KINEMASË BOTËRORE ZBRET NË QYTETIN E GJIROKASTRËS NË “OPEN CINEMA” PËR TË GJITHË.
Gjirokastra mirepret nga data 28 – 31 Korrik aktivitetin kinematografik “Open Cinema” kinemaja e hapur në maratonën e e filmit të kinemasë botërore. Ky aktivitet i cili do të promovojë vlerat më të mira të kinemasë Shqiptare dhe asaj botërore, do të organizohet nën kujdesn e veçantë të Kryetares së Bashkisë znj. Zamira Rami. Organizatorët, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe shtepia filmike “Production Cinemania” sjellin në vemëndje të publikut Gjirokastrit dashurinë për ekranin e madh aq të munguar në vite.
Rëzë kalasë shekullore në Odeonin e e saj, do të përcillet ky aktivitet për katër net rresht. Ai është menduar në formën e një spektali show i cili do të filloj çdo natë në orën 8:30 dhe do të mbaroj në orën 1 pas mesnate. Nën mikrofonin e Prezantueses së njohur Silvana Braçe, do të shkelin tapetin e kuq, emra të njohur të kinemasë shqiptare si regjisorë dhe aktorët e roleve të ndryshëm në filmat e rinj shqiptare. Nëpërmjet retrospektivave të ndryshme do të ketë një homazh për aktorët dhe regjisorët, shqiptar e të huaj që janë ndarë nga jeta.
Do të promovohen filmat e fundit të kinemasë shqiptare të pa shfaqur për publikun e gjërë si: “Të Thyerit” (Broken), i regjisorit të njohur Edmond Budina, apo filmi “I ardhur nga ëndrrat” me regji të Klajdi Papadhimitri, është përzgjedhur në këtë maratonë dhe filmi i regjisorit të njohur Fatmir Koçi “Elvisi kthehet në shtëpi”, i cili u zgjodh në festivalin e filmit Monteral Në kategorinë A. Gjithashtu dhe komedia “7 ditë” me regji të Erion Bubullimës, filmi “113” me regji të Vivjan Ramës, etj. Gjithashtu nga kinemaja boterore janë përzgjedhur filmat: “Ishulli i Piratëve”, “Dashuri dhe Intrigë”, apo filmi italian nostalgjik “Kush e bën ligjin” etj.
Aktiviteti do të ketë dhe shërbim për publikun, si pije freskuese të ndryshme pop corn etj. Nën shoqërinë e filmit në ekranin e madh në natyrë. Hyrja do të jetë falas për të gjithë duke krijuar një festë të bukur të kinemasë. Aktiviteti do të drejtohet nga një marketing i fuqishëm duke u pasqyruar në median e shkruar dhe atë vizive lokale dhe qendrore, si dhe në rrjetet sociale.
Për katër net rresht Qyteti i Gjirokastrës, do të jetë qyteti i kinemasë botërore duke krijuar një oaz çlodhës kulturor për rininë dhe pse jo për moshat e tjera, si dhe për turistët e huaj që vizitojnë Gjirokastrën në këto ditë vere të nxehta. Ekrani i madh në këtë qytet do të jetë dhe një fillim i mbarë për restaurimin e kinemasë në këtë qytet me tradita.
Producenti i Aktivitetit
Skënder Jaçe
Kordinatore e Aktivitetit
Yllka Çausholli