Rrëzohet aeroplani, vdes ministri dhe 3 persona të tjerë
Një aeroplan është rrëzuar, duke shkaktuar 4 viktima. Sipas mediave të huaja, mes viktimave është edhe ministri i Bujqësisë së Paraguai Luis Gneiting. “Me hidhërim të thellë njoftojnë se në aksident humbën jetën 4 persona. Punëtorët e emergjencës po përpiqen të nxjerrin trupat, pasi avioni është shkatërruar plotësisht”, bëri me dije Joaquin Roa, kreu i Sekretariatit Kombëtar të Emergjencave të Paraguajit. Drejtori i Drejtorisë Kombëtare të Aviacionit Luis Aguirre theksoi se një ekip kërkimi dhe shpëtimi lokalizoi aeroplanin e vogël gjashtë kilometra larg aeroportit në qytetin jugor të Ayolas, ku aeroplani u ngrit.
Please follow and like us: