1991/Dokumenti i partive që rrëzoi qeverinë “Nano”
Nga Kastriot Dervishi
Pas zgjedhjeve të para të 31 marsit 1991 për Kuvendin Popullor, më 11 maj 1991 u formua qeveria e re e Partisë së Punës, e drejtuar nga Fatos Nano. Katër ditë më vonë, Bashkimi i Sindikatave i drejtuar nga Gëzim Shima, nisi një grevë të përgjithshme në mbarë vendin, e cila përfundoi në grevë urie dhe u mbyll nga marrëveshja që arritën partitë me njëra-tjetrën. Dokumenti bashkëlidhur është një nga marrëveshjet e para të partive politike në vitin 1991, i përpiluar në mënyrë të shpejtë dhe i arkivuar atje ku nuk ka lidhje të jetë. Kjo marrëveshje vinte pas grevës më të jashtëzakonshme të parë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Pavarësisht evidentimit të vështirë, kuptohet që janë 8 nënshkrime.
Përmbajtja e dokumentit është kjo:
“Mbështetur në vendimin e Kuvendit Popullor të datës 29 maj 1991, sot filluan bisedimet ndërmjet partive politike së bashku me organizatën “Omonia” për të arritur një zgjidhje të re politike për të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë. Gjatë bisedimeve u ra në parim dakord krijimi i një qeverie që do të punojë në bazë të një programi të përbashkët deri në zgjedhjet e parakohshme. /55news.al/
Tiranë, 30 maj 1991”