Albspirit

Media/News/Publishing

Pampuri: Qytetarëve u mungojnë ilaçet, ministrja ‘lundron’ sa në një qendër shendetësore në tjetrën

Deputetja e opizitës Orjola Pampuri ka reaguar në një shenim në rrjetet socilale mbi Check-up e deshtuar të qeverisë për shendetin.

“Ndërkohe që ministrja “lundron” sa nga njëra qendër shendetësore në tjetrën duke bërë shoë më karrige e tavolina, në farmacite e ketyre qendrave mungojnë medikamentet bazë, shkruan Pampuri duke akuzuar qeverine se është venë në shërbim të oligarkëve dhe jo të qytetarëve.

Ja shenimi i plotë në Facebook i deputetes Pampuri:

Check-up- i, PPP dhe tenderat ia kane erresuar ndergjegjen kesaj qeverie, per te pare gjendjen reale te shendetesise sot.

Nderkohe qe ministrja “lundron” sa nga njera qender shendetesore ne tjetren duke bere shoë me karrige e tavolina, ne farmacite e ketyre qendrave mungojne medikamentet baze.
Sot pacienteve, te cilet kane kryer transplant veshkash u mungojne medikamentet kryesore, si imunosurpresori cellcept dhe prografti, njekohesisht edhe analizat sugjerohen te behen ne klinika private per shkak te mungeses se reagenteve ne kete pavion. Kjo eshte shendetesia e amortizuar e ketyre 5 viteve.
Sot KLSH gjen shkelje te renda ne SUT (Spitalin Universitar te Traumes), shpenzime te medha por te pa faturuara e te pajustifikuara ne infrastrukture. Pra keto jane godinat te cilat perurohen ne kurriz te sorollatjeve te qytetareve e ne sherbim te xhepave te oligarkeve.

Please follow and like us: