Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli MANJANI: Çështja e Teatrit, nuk është çështje aktorësh

Jam shumë i keqardhur që shoh të zhgarraviten aktorë e regjisorë nëpër media përballë njëri-tjetrit.

Nuk ka qenë e as as është çështje e tyre vetëm, ndalimi i korrupsionit publik me shitjet e pronës publike tek privati!

Nuk ka qenë e as është detyrë vetëm e tyre ruajtja e ikonave të trashegimisë historike!

Aktorët e regjisorët janë profesionistë të skenës dhe tek e fundit ata duan një skenë të mirë për të luajtur. Në këtë pikë nuk ka ndarje ndërmjet tyre!

Tjetër gjë që pushteti manipulon me ndjesitë dhe fukarallëkun e tyre! Por në të vërtetë të gjithë ata duan një skenë më të mirë.

Ndaj mire bëjnë të mos luajnë rolin e bajatit se nuk ju shkon!

Çështja themelore që shtrohet, me këtë rast, para instirucioneve dhe shoqërisë sonë është:

Do ta ruajmë apo ta fundosim rregjimin juridik e demokratik të Republikës!

Sot duan përgjigje këto pyetje:

1. A mundet pushteti të vendosë ligje të posaçme, pra për një marrëdhënie konkrete e me emra të përveçëm?

2. A mundet pushteti të shmangë procesin e rregullt ligjor, ku secili duhet të jetë i barabartë para ligjit?

3. A mundet që pushteti të heqe sigurinë juridike shtetasve të tij?

4. A mundet pushteti të sillet me pronën publike si në një mall pa zot?

5. A janë të garantuara më liritë dhe të drejtat e shtetasve, kur kushtetuta dhunohet dhe ska Gjykatë ta mbrojë?

6. A mundet që Parlamenti, për shkak të pushtetit absolut, të rrëmbejë detyra e pushtete që u janë dhënë Bashkive dhe institucioneve të tjera?

7. A është sot Republika e Shqipërisë kushtetuese me pushtete të ndara?

Këto janë pyetjet që duhen sqaruar, në radhë të parë nga Kryetari i Shtetit!

Ky i fundit nuk ka pse të niset nga sensibilitete emocionale që vijnë nga grupime artistësh, por duhet ti dalë për zot REPUBLIKËS!

Please follow and like us: