Alex Soros, mirënjohje për Edi Ramën
Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, ka kaluar disa orë të mira me Kryeministrine vendit tonë, Edi Rama. Soros ka vizituar bregdetin shqiptar të jugut ku edhe ka bërë një foto të cilën e ka publikuar në Instagram me kryeministrin Edi Rama. Në postimin e tij në Instagram, Soros shkruan se është shumë i lumtur që po kalon kohë me Ramën.
“Fantastike të jem sërish në Shqipëri dhe të kaloj pak kohë me kryeminstrin Edi Rama, njeriun më vizionar dhe të diskutojmë mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”, shkruan ai në Instagram.
Please follow and like us: