Anna Mehmetaj: Dashuroje jetën përditë!
Më ndodh të meditoj shpesh me veten time dhe brenda meje më busin qindra mendime nga ato më të thjeshtat e deri te më të jashtëzakonshmet.
Kjo nuk ngjan vetëm me mua, por me qindra bashkëmoshataret e mia, me femra më të reja apo më të mëdha në moshë, që janë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, pjesa femërore planetare.
Natyrisht një femër në Kosovë nuk mund të mendojë si një femër në Francë, Gjermani apo Danimarkë dhe po ashtu një vajzë qyteti mendon krejt ndryshe nga një cucë fshati, por ato kanë diç të përbashkët që i bashkon të gjitha: dashurinë.
Qysh me Adamin dhe Evën (për kristianët) apo Ademin e Havanë (për muslimanët) bota njerëzore u konceptua kështu që një femër të dashurohet me një mashkull dhe të ripërtëris jetën, andaj mesazhi im është një dhe vetëm një: dashuroni.
Dashuria sjell paqe, mirësi, bashkim, afrim, çliron energji të jashtazakonshme; ajo është përherë pranë nesh dhe si e tillë nuk privon askënd.
Dashuria ka edhe dhimbje, emocione, të papritura, por është një kumt i gjithbotshëm dhe i përjetshëm njëkohësisht.
Dashuroni dhe lejoni të tjerët t’iu dashurojnë se jeta është fare e shkurtër për grindje dhe idhnime të mëdha!