Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook, aty ku zemrat hapen dykanatsh

Nuk është e nevojshme të dilni nga shtëpia të takoni një mik për t’i treguar gjithçka që ju shqetëson.

As të merrni autobusin e të shkoni tek shoqja për ti treguar problemet me të dashurin. Nuk është e nevojshme as të mbylleni në dhomë e të hidhni mbi ditar të fshehtat tuaja. Tashmë të rinjtë kanë një mënyrë tjetër komunikimi që po I zëvendëson të gjitha këto, përmes facebookut.

Nëse kërkon realisht të hapësh zemrën tënde diku, Facebook-u, mesa duket është një mjedis shumë i mirë dhe i populluar për ta bërë këtë. Studentët në të gjithë botën e kanë kthyer këtë në një mënyrë komunikimi për të ndarë dhe ide.

Në vend që t’i shkruajnë të fshehtat e tyre, studentët po i diskutojnë në rrjetet sociale. Qindra universitete dhe shkolla kanë faqe Facebook-u për qëllime rrëfimi të pazyrtarizuara. Këto faqe janë të tipit PostSecret, ku përdoruesit mund të ndajnë gjithçka pa frikën e njohjes dhe gjykimit.

Këto rrëfime përfshijnë diskutime nga çështje të zakoneve të tyre deri tek probleme të rëndësishme personale. Komentuesit zakonisht sillen si një “sistem” suporti për këto probleme, duke ofruar këshilla dhe burime për studentët që kanë probleme me depresionin apo me çështje të vetëvlerësimit.

Duke përdorur anketa pa pagesë online si ‘SurveyMonkey’ apo Forumet e Google, pjesëtarët nuk e kanë të detyruar të ndajnë informacione të tyre personale. Edhe administruesit e faqes nuk i dinë emrat realisht, por vetëm sekretet e tyre.

Studentët mund të vendosin emrin e tyre të vërtetë në Facebook, por nëpërmjet politikave të privatësisë që ofron Facebook në këto postime ruhet identiteti.

Ndërkohë që disa studentë mund të përfitojnë nga këto seanca psikologjike të komunitetit. Rrjeti social gjithashtu përdoret si një forum i hapur me fjalorë tejet të ashpër.

Please follow and like us: