Albspirit

Media/News/Publishing

Margarita Xhepa: Të veçantat e filmit “Dimri i fundit” dhe “Tokë e përgjakur” me Ilia Terpinin

 

Margarita Xhepa: Ilia Terpini mbetet një artist i madh

Në jetë është kënaqësi e madhe që të punosh me njerëz që e duan punën, njerëzit që dallohen nga përkushtimi i vërtetë. I tillë ishte Ilia mjeshtri i kamerës. Kanë qenë kohë të arta. Kam pasur fatin të punoj me regjisor, aktor dhe operator. Një nga këta padyshim është i mrekullueshmi Ilia Terpini. Kam xhiruar me të disa filma dhe do të mbeten kujtimet më të bukura më njerëzore. Ai ishte gëzimi, hareja, kënga në sheshet e xhirimit. Kishte një qytetari të admirueshme, nuk e ngriti asnjëherë zërin, durimi i tij ishte punë, art. Ishte përpara teje një zotni korçar, gjithnjë entuziast edhe në momente të trishta. Kishte dashurinë e madhe njerëzore që dinte ta ndante me të tjerët, ishte plot humor. Syri i tij prej artisti, syri i tij, i një mjeshtri që e kishte sinonim të bukurën, si portretin, peizazhin dhe kompozimet. Në sytë e tij shikoje një lloj drite si një llambushkë që shkëlqente. Para kamerës së tij jam ndjerë e sigurtë. Fotografia e tij artistike, drita që kishte arritur ta kapte, atë që quhet magji. Mjeshtri arrinte të ngjizë mrekullinë e syrit të tij. Kujtoj me kënaqësi kur kishim disa orë në dëborë në filmin “Dimri i Fundit” në fshatin Dardhë të Korçës. Prisnim në dëborë që të largohej mjegulla, ai në sekondë kapi ketrinqë kaloi nga pema në pemën larg. E donte të bukurën, gjithnjë në lëvizje, gjithnjë me nxitim që të fiksonte kohën dhe lëvizjen njerëzore. I palodhur, i papërtuar edhe ne promovimin e librave, konferenca nga më të ndryshmet, ai me aparatin e tij që kurrë nuk e shqiste nga dora, gjithmonë i kudogjendur. Kisha  shumë shpresë që do të xhiroja edhe një film tjetër me këtë artist të madh. Eh sa dhimbje ndjen për humbjen e artistit, po edhe sa kënaqësi për kujtimet dhe vlera që ai ka lënë memorien njerëzore. Ka qenë frymëzim për çdo njeri që e ka njohur.

Pushoftë në  paqe i miri Ilia Terpini.

 

 

Intervista me Margarita Xhepën: Të veçantat e filmit “Dimri i   fundit” dhe “Tokë e përgjakur” me Ilia Terpinin

Albert Z. ZHOLI

Një telefonatë e asaj pasditeje korriku më ndërpeu nga zbardhja e një interviste. Në ekranin e celularit lexova emrin e dives së skenës Margarita Xhepa. Albert më tha, pasi më pyeti për familjen, punën, dua të takohem pasi kam dy fjalë zemre për Ilia Terpinin, mikun e përbashkët. Kam hedhur disa fjalë në letër por dua t’i shpreh në gazetë ato fjalë zemre për Ilian tonë të dashur. Nga ana tjetër e celularit dëgjoja një ngashërim. I thashë se do vija sa më shpejt. Me këtë rast dua të shpreh atë çka më ngacmoi Margarita e Madhe. Me Margaritën dhe Ilian kemi qenë së bashku në qindra aktivitete shoqatash, promovime librash, aktivitete shoqërore, promovime filmash, komedish, filmash dokumentarë, apo dhe ditëlindje apo përkujtime të artistëve, regjisorëve, autorëve të dramave ku kamera dhe aparati fotografik i Ilias ishte gjithmonë prezent. Edhe pse kam bërë shumë intervista me “Mjeshtrin e madh” sërish mund të them, se ai me botën e tij të madhe të lëvizjes në çdo aktivitet sërish mbetej një minierë e pazbuluar e artit shqiptar. Herë si regjisor, herë si kameraman, herë si fotograf, Terpini mbetet një ndër personazhet më interesant të kulturës shqiptare për mëse 5 dekada. Në këtë shkrim të Margaritës pashë vlerësimin më të madh që i bëhet një artisti nga një artiste e madhe, pa xhelozi, por me dëshirë dhe fisnikëri të rrallë. Duke lexuar shkrimin e Margaritës edhe unë nuk mund të lija rastin për ti bërë një interviste mbi disa detaje jetësore të Ilias në xhirimet me Margarita Xhepën.  

-Kur ka qenë momenti kur e ke njohur për herë të parë Ilian?

-Për herë të parë ia kisha dëgjuar zërin në Kinostudio, por filmi i parë që kam xhiruar me të ka qenë “Dimri i fundit” në fshatin Dardhë të Korçës.I shte një xhirim shumë i vështirë, me kushte klimaterike shumë të vështira, dëborë, shi, mjegull, por dhe kushte të privuara nga shumë gjëra. Por ishte një dashuri e madhe  dhe respekt jo vetëm midis njëri-tjetrit por gjithë rrethi i Dardhës, i atyre grave të mrekullueshme, që ne u miqësuam dhe u bëmë bashkë me njëra-tjetrën. Unë mendoj se rolin tim e kam ndërtuar midis atyre grave që nga veshja, lëvizja, mënyra se si dëgjonin. Mora të veçantat e atyre fshatareve të duruara dhe të mençura. Me atë shpirt të madh që ata kishin, duke dëgjuar histori të vërteta me ato histori që kanë ndodhur në vendin tonë, sesi edhe gratë kanë dhënën ndihmesën e tyre siç është “Dimri i fundit”, që me dashurinë e tyre, dashurinë, dhe ndihmën e tyre që mbajtën frymën gjallë me një copë bukë, me çorape të leshta për ti ngrohur trupin dhe arritën të merrnin  partizane të plagosura dhe të çonin partizanë të rinj. Ato arritën  qëllimin e tyre duke qenë në mesin e tyre një armik i fortë siç ishte gjermani. Ata ecën nëpër ujë, dëborë për të mos lënë gjurmë dhe ia arritën qëllimit. Pra, këtu Ilia mbretëronte  si njeri, si operator, dallohej për qytetarinë e tij, qetësinë e tij, për entuziazmin, humorin, që me ato këmbë të ftohta midis dëborës ai dinte të bënte edhe humor. Por gjithmonë syri i tij magjik dinte të kapte vetëm të bukurën. Unë si aktore e kam ndjerë veten jo vetëm tek dimri i fundit, por në të gjithë filmat me të, shumë të sigurt. Ai në këtë film ka kapur detaje që ishin jashtë skenarit. Ai prodhonte ide në ccdo kohë. Pra kapja e ketit ishte një detaj domethënës. rrallë mund të kapet ketri në xhirim sponatn. Por edhe ëlvizjet e tij në borë, mes të ftohtit me kameran në krah tregonin shpoirtin e tij luftarak. Në atë film Ilia ishte sherbeti ynë, pasi na jepte frorcë dhe kurajë. Xhironim në kushte shumë të vështira.

-Sa filma ke realizuar me Ilian si kameraman?

Kam luajtur disa por veçoj  tek “Toka e përgjakur”,”Dimri i fundit”, etj. Njëherazi dua të them se Ilia nuk ishte vetëm kameraman dhe fotograf, ai ishte dhe një ndihmës regjisor, një ndihmës skenarist edhe më tej. Ishte shumëplanësh dhe shumë i ditur. Në kinematografi ishte unik.

-Ndodhte  ndonjëherë që të bërtiste Ilia?

Asnjëherë nuk ka ngritur zërin ai njeri, asnjëherë nuk u mërziste. Ai kishte një durim të jashtëzakonshëm sepse ai e dashuronte artin. Ai ishte shumë i përkushtuar me punën. Nga ai gurgullonte vetëm gjëra pozitive. Me të vërtetë në të gjithë qenien e tij ai ishte pozitiv në çdo gjë. Ai ishte elegant, ai kishte një nuhatje të artistit që kërkonte ta gjente të bukurën edhe aty ku nuk ekzistonte. Fotografitë e tij, peizazhet e tij, portretet  e tij ai  i gjente në mënyrën  më të përkryer. Ai e dinte se si mënyrën se si vendosej drita. Ai bënte art edhe me ato gjëra të vogla.

-Si bashkëpunonte Ilia me aktorët gjatë xhirimeve?

Ai dinte të bënte mizaskenën tonë. Ai me kamerën dinte se çfarë merte. Ai bënte mizanskenën e interpretimit të aktorëve.

-Po me regjisorët si shkonte?

Shumë mirë, me një mirëkuptim të jashtëzakonshëm. Ata diskutonin me njëri-tjetrin. Diskutonin ata me ne por edhe ne me ata. Kanë qenë kujtimet më të bukura mbresëlënëse, të paharruara. Është e dhimbsur kur mendon se ikën jeta e njeriut, por është diçka e bukur kur ke se çfar kujton nga këta njerëz të mëdhenj për vlerën që kanë dhe për emrin që lënë, për kujtimet në memoriet e njerëzve.

-Kur ka qenë moment i fundit kur fole me Ilian?

Momenti i fundit ka qenë para një muaji. E kam të freskët zërin e Ilias sepse i biri Zhani, kur isha në një festival të fëmijëve aty në juri, më tha eja të lutem se e kam Ilian sëmurë dhe fola. Fola me të dhe i thash:Ilia po të pres se do të bëjmë film tjetër. Eh më thotë jam sëmurë. Ti do ta kalosh i them se je burrë i fortë. E ndjeva se zëri i tij ishte i shuar. Ika me atë keqardhje të madhe, dhe kur mora vesh që ai u largua nga jeta, jo vetëm unë por çdo njeri që kas punuar me Ilia Terpinin, ka kujtimet më të bukura, të paharruara. Unë kam pasur fatin që të punoja me këta njerëz të mëdhenj. Nëse ka pasur aktorë të mëdhenj, regjisorë të mëdhenj, por ka pasur edhe operator të mëdhenj dhe një nga këta është edhe Ilia Terpini. Ishte një kompletim i  aktorit –regjisor me operatorin. Ishte një gërshetim i mrekullueshëm prandaj dhe disa filma kanë qenë të suksesshëm sepse ishin këta njerëz të përkushtuar që e donin punën dhe e bënin me një kujdes të jashtëzakonshëm.

 

-Po detaj tjetër nga ndonjë film ku ai ishte kameraman?

Më kujtohet një moment tek filmi”Tokë e përgjakur”, kur unë  qaja Mitin,  ishte një moment emocional. Ilia si një artist i shpejtë, kur u mbaruan metrat e filmit, më shikoi në sy, dukej sikur ëkkronte ndihmë që të mos e ndërprisja të qarën që atij si dukey i kishte pëlqyer shumë. Sikur ta kuptoja me vështrim edhe unë nuk e ndërpreva të qarën sepse më dukej sikur ende po jepja me gjithë fuqinë atë ccka këkrohej në sheshin e xhirimit. E vahzdova edhe pse  njeriu për njeriun e vet qan dhe pushon sepse  lodhet. Ndërsa unë nuk e ndërpreva dhe ai u lumturua që unë nuk e ndërpreva sepse ai e donte spontanitetin, e donte të veccantën, specifiken, të arrirën. Ndoshat dhe ai ishte mërthyer pas rolit, i kishte pëlqyer dhe nuk kishte vënë re fare se po i mbaronte filmi, se ashtu ishte athere kamera me filma jo si sot. Pra me këtë rast dua të them se Ilia e donte natyrshmërinë dhe të vërtetën. Ishin momente që ne nuk e kuptonim si e realizonin pjesën dhe ai e kapte aq bukur pjesën kur ne ishim vërtet në kohën më të mirë të realizimit të rolit. Unë e vazhdova atë të qarë dhe ai më tha: Më ke bërë një nder të madh, dhe bravo të qoftë. E ruajte ashtu si doja unë vazhdimin e dënesës. Dhe kur filloi xhirimi unë fillova fjalët e e filmit “Të vranë o Miti të vranë, të vramë për një copë tokë, të vranë në mes të  jetës, oiii”, etj.

 

-Si ishte në sheshet e xhirimit Ilia me aktorët në veçanti? 

Ilia merte pjesë në dëshirën e aktorëve, në mundimin e aktorëve dhe ai ishte njësh me aktorët dhe me regjisorët. Prandaj unë ndjeva dhimbje për Ilian që na u largua, sepse iku një njeri i madh që e donte punën dhe i donte njerëzit, e donte jetën dhe artin. Në sytë e tij kishte gjithmonë një llambushkë të ndezur. Buzëqeshja e tij ishte në ccdo kohë. I gjendej të gjithëve dhe realizonte filma dhe fotogarfi profesionale. të gjithëve do i mungoj Ilia, shoqatave, njerëzve qëë miren me aktivitete, regjisorëve, aktorëve, të gjithëve atyre që e duan artin e vërtetë.

Please follow and like us: