Albspirit

Media/News/Publishing

PD përshëndet vendimin e Presidentit për rrëzimin e ligjit të Teatrit

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta, për rrëzimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nga selia e PD-së, zëdhënësja Ina Zhupa në një deklaratë për median e ka konsideruar këtë vendim, akt të përgjegjshëm në mbrojtje të kushtetutës.

“Partia Demokratike e konsideron vendimin e Presidentit si një akt të përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të trashëgimisë kultorore, në mbrojtje të interesit publik për të mos lejuar shkatërrimin dhe grabitjen me ligj të pasurisë kombëtare”.

Sipas Partisë Demokratike, vendimi i Presidentit është një provë tjetër se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një akt i paligjshëm.

Please follow and like us: