Albspirit

Media/News/Publishing

Pilulat kundër shtatzënisë, në listën e barnave pa recetë nga mjeku

Qeveria ka miratuar para pak ditësh listën e barnave OTC,  në të cilën gjenden barna që jepen nëpër farmaci pa recetën e mjekut. Kjo listë këtë vit përmban 813 barna të këtij lloji. Për herë të parë në listën e barnave që jepen pa recetën e mjekut është edhe pilula e urgjencës, që merret nga femrat për të parandaluar një shtazëni të padëshiruar. Konkretisht bëhet fjalë për pilulën postinor “norlevo” dhe “ella one”. Sipas mjekëve gjinekologë, kjo pilulë nuk mund të jepet pa recetën e mjekut, pasi përdorimi i saj pa kriter jep efekte anësore tek femra. Ata thonë se pilula e urgjencës duhet të merret maksimumi tre herë brenda një viti, pasi kanë në përbërjen e tyre hormone që mund të dëmtojnë shëndetin riprodhues tek femrat. Pilula e urgjencës konsumohet mjaft thjeshtë; duhet të pihet brenda 72 orëve pas marrëdhënieve seksuale.
Please follow and like us: