Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim Ahmetaj: Lajm i dhimshëm dhe i trishtueshëm

 

 

Lajm i dhimshëm dhe i trishtueshëm humbja e regjizorit Bekim Lumi.
E kam njohur në vitet e 90-ta kur ishte me studime në Akademine e Arteve në Tiranë. Për herë të parë e kam takuar në Tetovë në pranverën e vitit 1991 në një takim, për ne historik në atë kohë të emërtuar “Pranvera poetike studentore”. Më pas kemi shpenzuar shumë kohë me njeri-tjetrin në angazhime kryesisht të karakterit kombëtar, por edhe të poezise dhe teatrit.

Ndoshta ishte grupi i parë i studenteve që vinin nga Kosova që nuk e kalonin sitën e Sigurimit të Shtetit bashkë me Zeq Hamitin, Naime Beqirin, Flamur Gashin etj kemi ndarë orë ditë ëndrrash të mëdha dhe kemi kontribuar aso kohe për t’i përmbushur. Bekimi ishte i mbushur me ëndrra me shpresë, me besim që bota shqiptare po prekte andrrën për liri e demokraci.

Angazhimet e tij ishin të plota në të gjitha planet. Më vonë jemi takuar, por më rrallë veçse ju kemi gëzuar gjithmonë sukseseve të vogla të njeri-tjetrit. Herën e fundit e kam takuar vitin e shkuar kur erdhi dhe vuri në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë një pjesë si mirënjohje për pedagogët e tij të Akademnisë së Arteve ku ai ishte diplomuar. Pas shfaqjes kthyem nga një gotë vere tek “Noeli” i Mirit dhe Majës dhe kurrë s’u pamë më veç sot që mora vesh lajmin e hidhur për ikjen e tij në parajsë.

Lamtumirë Bekim Lumi, ne kemi humbur një mik, bota e artit një regjizor uniki dhe të pasionuar, familja njeriun e dashur. U prefsh në paqe.

 

Please follow and like us: