Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir Uruçi: Dy fjalë për Marin Memën

Sapo lexova komentin e Marin Memës “Shqipëria ka nevojë për frymë…».

Jam dakort plotësisht me analizën që ai bën, për gjendjen ku ndodhet Shqipëria sot, po ashtu jam i bindur, në nevojën e jashtëzakonshme që shqiptarët kanë, për të patur një “Shqipëri tjetër”. Ashtu si dhjetra apo qindra shqiptarët e tjerë edhe unë bashkohem plotësisht, me vlerësimet pozitive që bëhen për këtë njeri të zgjedhur, shqiptar të mirë e shumë atdhetar.

Bashkohem gjithashtu, me thirrjen e shumë njerëzve për të krijuar një lëvizje të re politike, për të garuar dhe për të marrë drejtimin e këtij vendi, të vjedhur e të nëpërkëmbur, nga këta që ne rendom, i quajmë politikanë.

Jemi përballë këtij realiteti, jemi përballë nevojës për ndryshim, por duhet të kuptojmë mirë se nuk është e lehtë, nuk është e lehtë që këto që janë sot në pushtet, të largohen si ‘pula pa krye’.

Këto janë si kanceri që lëshon metastaza në të gjitha pjesët e trupit, të grryen dalëngadalë, deri sa ti, një ditë, largohesh nga kjo jetë, për të mos u kthyer më.

Me këtë rrjet mafiozësh që është krijuar në Shqipëri, me këto politikanë që janë pasuruar frikshëm e ka të vështirë Amerika e jo ne të tjerët që nuk kemi gjë në dorë dhe ku shumicën prej nesh e kanë lënë në mëshirën e fatit e me kafshatë të bukës, në gojë.

Me një inteligjencë të fyer, të trembur, të papaguar e të pavlerësuar dhe me një popull fukara që ka zgjedhur kurbetin për fëmijët e vet, këto që drejtojnë Shqipërinë sot, në të majtë apo në të djathtë që të jenë, NUK LARGOHEN KURRË…!

E vetmja rrugë në këtë situatë është UNIFIKIMI I SHOQËRISË CIVILE DHE FUTJA E PËRFAQËSUESVE TË SAJ NË PARLAMENT, ME NJË KUOTË FIKSE, TË IMPONUAR NGA BASHKIMI EUROPIAN DHE VEÇANARISHT NGA SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

Ja për këtë rrugë po punon UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE dhe në këtë rrugë, dëshëroj të bashkohen me ne, të gjithë shqiptarët e ndershëm e veçmas, shqiptarë të zgjedhur e patriotë si Marin Mema, tek emisioni shumë i dashur për ne “Shqipëria tjetër”.

UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE.

Tiranë, Korrik 2018.

Please follow and like us: