Albspirit

Media/News/Publishing

Mirela Kumbaro: Bekim Lumi, artisti i të gjithë shqiptarëve!

 
Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e parakohshme të Profesorit dhe Regjisorit të Artit Skenik, Bekim Lumi.
 
Ikja e tij është një humbje e madhe për teatrin shqiptar.
 
Me  kontributin e tij të vyer në skenën mbarëkombëtare, me idetë novatore dhe risitë që solli,  Bekim Lumi mbetet regjisori që sfidoi me Art ikjen tokësore dhe i qëndroi skenës deri në momentin e fundit.
 
I bashkohemi dhimbjes së Kosovës, familjes, artistëve dhe gjithë dashamirësve. Ai është Artisti i të gjithë shqiptarëve!
I paharruar kujtimi i tij!
Please follow and like us: