Bashkëjetesë e shkurtër me fund tragjik, ky ishte fati i çiftit të spikatur në Tiranën e 82 viteve më parë
Nebil Çika dhe Elsa Martinelli më 21 qershor të vitit 1936 kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre. Ata ishin çifti më i njohur në Tiranën e asaj kohe, pasi patën një bashkëjetesë të shkurtër dhe një fund tragjik. Ai një gazetar, botues e shkrimtar i shquar, u arrestua në shtëpinë e tij në Tiranë nga komunistët në nëntor të vitit 1944 dhe u pushkatua pa gjyq me shumë intelektuale të tjerë në bodrumin e Hotel Bristol në Tiranë. Elsa (shtetase italiane ) u arrestua dhe u mbajt në burg deri në vitin 1946 ku u riatdhesua në Itali me ndërhyrjen e fortë të shtetit italian.
Please follow and like us: