Ismet Mehmeti: Venezia
Si një nimfë e lagur,
Në agim ti zgjohesh,
E përgjumur,
Mbështjellë me krahët e erës..
Pa zhurma makinash,
Pritje, përcjellje,
Shtrëngime duarsh,
Mijëra dashuri në gjoksin tënd,
Të vluar..
Prej shekujsh kështu:
As e zhytur,
As e zgjuar.
Please follow and like us: