Arrestimi i pastorit, SHBA vendos sanksione ndaj dy ministrave turq
Departamenti i Thesarit do të vërë sanksione ndaj ministrit turk të Drejtësisë Abdulhamit Gül dhe atij të Brendshëm Süleyman Soylu, për arrestimin dhe ndalimin e pastorit amerikan Andrew Brunson.
Turqia arrestoi pastorin amerikan në tetor 2016, nën akuzën e spiunimit dhe përpjekjes për të përmbysur qeverinë. Brunson ka mohuar të gjitha akuzat.
Tensionet midis SHBA dhe Turqisë janë intensifikuar pas gjyqit të Brunson dhe ndalimin e tij të vazhdueshëm.
Ankaraja kohët e fundit e transferoi qytetarin amerikan në arrest shtëpiak.
Javën e kaluar, Presidenti Donald Trump kërcënoi me “sanksione të mëdha” mbi Turqinë, nëse nuk lirohej pastori.
Please follow and like us: