Çfarë mbahet mend një ditë pas Festës Kombëtare të Orgazmës?
Dita Kombëtare e Orgazmës është në 31 korrik. Kur vjen fjala tek “O”, ka shumë mistere dhe shkencëtarët kanë nevojë të hulumtojnë ende rreth orgazmës femërore. Dihet se orgazmat janë të dobishme për mirëqënien fizike dhe mendore, por ka shumë më tepër se kaq. Ja 5 fakte që mund të jenë në interesin tuaj në Ditën Kombëtare të Orgazmës.
1-Orgazma më gjatë. Shumica thonë që zgjat rreth 10 sekonda. Ndërkohë masturbimi më i gjatë është regjistruar nga pornostari Sonny Nah që i dha kënaqësi vetes për 10 orë e 10 minuta.
2-Mund të ndodhë kur je duke lindur. Thuhet se në pjesën më të madhe të rasteve ndodh gjatë seksit, por tek femrat ekziston dhe dicka ndryshe. Ato mund të përjetojnë ndjenjën e orgazmës edhe kur janë duke lindur fëmijë, ku shumë femra e përshkruajnë si ndjenjë të bukur lindjeje.
3-Njerëzit mund të vuajnë nga orgazmat e vazhdueshme. Ekziston sindroma ‘Persisent genital arousal’ që është gjendje e rrallë ku njerëzit ndihet sikur duhet të përjetojnë orgazma vazhdimisht. Ndodh që të ketë raste ekstreme ku ata mund të përjetojnë rreth 100 të tilla në ditë.
4-Kulmi i përjetimit të orgazmës ka një moshë të caktuar. Ekziston një mit që mund të përjeton orgazëm në të 20-at gjatë marrëdhënieve seksuale, por një studim me 2.600 femra tregon se ato e kanë kulmin nga 36 vjec e sipër.
5-Shpejtësia e spermës. Shpejtësia mesatare e spermës është 45km/h, më i shpejtë se rekordi i Usain Bolt. Pasi sperma hy në vaginë, ngadalësohet shpejtësia.