Albspirit

Media/News/Publishing

Letër miqësore mikut tim të mirë e të hershëm, Robert Ndrenika…

Fotografia e Adriatik Riza Dosti

Adriatik Riza Dosti 

…Me të pa besët nuk mund të flitet për Besë…

…Së pari uroj të jesh mirë me shëndet, miku im i mirë e i hershëm por edhe aktori e qytetari i mirë, i respektuar e i dashur për të gjithë shqiptarët, Robert Ndrenika…

Lus zotin që në këto kohë të vështira të atij vendi e atij populli për ju personalisht e familjen tuaj gjithçka të shkojë mirë e mbarë e pa probleme shqetësuese…

Sido që të rrjedhin apo edhe të kenë rrjedhur ngjarjet…dje e sot, por edhe nesër unë kam qenë e do të mbetem një adhurues i artit tënd të mrekullueshëm e i asaj galerie pa fund rolesh që jo më kot të kanë vënë prej kohësh në elitën e majën e artistëve më të nderuar të vendit tim e jo më kot populli yt të ka nderuar e vlerësuar me titullin e mirënjohjen e lartë Nderi i Kombit…

Ti njoh nga afër vlerat e tua të rralla të qytetarisë model si dhe parimet burrnore të asaj ç’ka të kanë bërë prej dekadash njeri të respektuar, të dashur, e të nderuar brenda e jashtë vendit tënd…

…Si çdo shqiptar tjetër i pakompleksuar me asgjë, për asgjë e prej askujt i dashur Bert…edhe unë, megjithëse shumë larg prej Atdheut tim, prej kohësh po ndjek me vëmendje, interes e shqetësim të veçantë batërdinë e pafundme që ka nisur e po vazhdon të bjerë e të bëjë kërdinë në qytetin tonë kryeqytet a Metropol…quaje si të duash…Tiranën…ku gjithçka ngjason me atë sopatën e druvarit që trurin ia ka përcjellë muskujve dhe as i bën syri ”tërr” prej askujt tek shtrin përdhe me disa të goditura sëpate njëra pas tjetrës dhjetëra pemë që kanë dashur dhjetëra e dhjetëra vite të rriten…

Kështu e në këtë lloj forme, i dashur Bert, na i shkatërruan e na i fshinë nga faqja e dheut radhazi sa e sa objekte të traditës, kulturës e historisë së kryeqytetit tonë të shtrenjtë…e gjithçka këta kodoshët -hajdutë të së sotmes e bëjnë gjoja në emër të së resë, modernes e të së nesërmes…

Duke qenë se je gati një dekadë e gjysëm më i hershëm se mua në vite jete besoj se të kujtohen fare mirë sopatat e këtyre ”njerëzve të besës”…ku në besën e tyre ti shpreson…tek i fshinë nga faqja e dheut…Pazarin e Vjetër, Kishën orthodokse e katolike, Bar Kursalin, ish Kom. Ekzekutiv, Stadiumin, kinematë njerën pas tjetrës, Hotel Dajtin, Rezidencën Mbretërore, parqet, lulishtet, këndet sportive, banjot publike, etj etj…dhe ti e di fort mirë përse dhe çfarë ndërtuan në vend të tyre…

E kuptoj fort mirë gjendjen tënde emocionale, nostalgjinë e së djeshmes artistike e ndoshta edhe qytetare, mallin e respektin për shokët, miqtë e kolegët e tu të shumtë të atyre që s’janë më në këtë botë çapraze e jallane, por edhe të atyre pak të sërës e nivelit tënd intelektual e profesional që janë ende gjallë e po vazhdojnë të shohin me sytë e tyre batërdinë alla Rilindja të një grusht njerëzish të pa përgjegjshëm mendërisht me në krye një Krye të marrë e që mbështeten nga ca jabanxhinj fshatare prej katundeve të humbura të Librazhdit, Beratit, Kukësit etj etj..[pa dashur kurresesi t’i fyeje e ofendojë banorët e mirë të qyteteve e fshatrave të lartëpërmendur]…sikurse…

…Kuptoj po kaq fort mirë dashurinë tënde pa fund për atë që është jeta jote…Teatrin si dhe nevojën urgjente e mëse të domosdoshme që ka Tirana e Shqipëria për një godinë të re kësisoj…

Mundohem të jem sa më pranë reallitetit tënd shpirtëror e llogjik për të kuptuar atë që të shtyu ty i dashur mik i shtrenjtë…për të qenë pak më herët njeri prej kundërshtarëve më të hekurt të prishjes së Maternitetit të Artit Kombëtar Shqiptar, [Teatrit] …tek edhe deklarove publikisht se ata mund ta prishin atë godinë vetëm po të kalojnë mbi trupin tënd…ashtu sikurse ”ndryshove qëndrim e mendim”…se tashmë kjo godinë duhet prishur e rafshuar e mbi të duhet ngritur godina e re e një Teatri të ri e bashkëkohor…

Po publikisht këtë radhë the se…për këtë ke marrë Besën e Kryebashkiakut beratas e të martuar e celebruar për të nesërmen e jetës së tij private në Kalanë e Gjirokastrës e që ”fati” e ka përkëdhelur që në vend të çorapeve të kuqe të djeshme sot të vishet me Xhinse e Gucci…e të jetojë për shtatë palë qejfe në tokën e pronen e dikujt tjetër në mes të Tiranës…

Bert i dashur edhe unë njësoj si ty e dua të renë, të bukurën e bashkëkohoren,…e dua atë që i përgjigjet kohës e zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë, urbanizimit, popullsisë, nevojes etj etj…por kur gjithçka bëhet në funksion e në të mirë të vendit e të popullit tim e jo në shërbim e në interes të një grushti njerëzish të cilët harbutëria, çmenduria, hajdutlliku pa kufij e babëzia për para ka kohë që i ka nxjerrë nga standardet e binarët e të qënit njerëz normalë e qënie njerëzore që mund të jetojnë normalisht krah nesh njerëzve normalë të kësaj bote të marrë…

Meqënëse ra fjala o Bert…pse nuk e ndërtojnë ”këtë kodosh” Teatri të ri këta kodoshët e sotëm tek Piramida?

Prandaj të pyes publikisht …si mund të kesh Besë tek këta të pa besë i dashur e i respektuar Bert…kur gjatë gjithë jetës tënde të gjatë qytetare e artistike bashkë, po prej tyre…gjyshërve të tyre, baballarëve të tyre, fisit, sojit, sërës, sorollopit e ADN së tyre antishqiptare e antinjerëzore jo vetëm TI personalisht por të gjithë shqiptarët brenda e jashtë Shqipërie janë prerë banditërisht në besë kushedi se sa e sa herë për dekada me radhë?

Mjafton të kujtosh se po këta i dhanë besën këtij populli që pasi të çlironim vendin do vendosnim një shtet demokratik, popullor, të së drejtës e të begatë dhe të barabartë për të gjithë shqiptarët…

..E pabesia vrastare e tyre nisi që të nesërmen e ”çlirimit e të fitores së tyre”…dhe ti e di fort mirë historinë -tragjike tonën që ngjau per 45 vite me radhë…falë Besës së tyre apo jo…?

A ishin këta që na premtuan se do hamë me Lugë Floriri o Bert…dhe na lanë pa ngrenë fare?

A nuk ishin po gjaku i tyre i ndyrë që prenë në besë Kosovën e ja shitën serbit o Bert…?

A nuk ishin po këta që prenë në besë Marrëveshjen kombëtare të Mukjes o miku im dhe më pas shpërthyen luftën vëlla-vrasëse mes shqiptarësh se ashtu donte serbi që i solli në krye?

A nuk janë po këta o Bert që sot pa na shesin Detin tek greku dhe po e mohojnë fare gjakun e Çamërisë martire?

A ishin këta…që ti ju a paske ende besën…që futën në burg e internuan njeri pas tjetrit sa e sa shokë e miq të tutë Artistë duke të përmendur të paktën vetëm disa prej tyre si Luarasin, Spahivoglin, Aliajn, Gjokën etj, etj besoj se do të të vijë për së mbari memorja në vend për besën e këtyre besëprerëve apo jo?

Si mund tu kesh besë atyre që i vunë dinamit e plumbin ballit Zotit e shërbestarëve të tij o Bert Ndrenika…si mund tu kesh besë atyre që jua dhanë sot e ju a morën nesër fshatarëve Tokën e tyre të ëndërruar…si mund tu kesh besë atyre që vetëm e vetëm pse i kishin dhënë besën Partisë e Komandantit të tyre futën në burg babë e nënë, motër e vëlla, shkatërruan familjen tradicionale të besës e mirësisë, të mikpritjes e burrërisë…shqiptare për vite e vite me radhë…

Si mund të kesh besë tek këta që jo ty e mua…,por nisën të vrasin e të hanë për së gjalli deri edhe njeri tjetrin ”duke harruar” se kishin dhënë besën për të qenë shokë Lufte e Armësh dhe miq të mirë të ndërtimit të socializmit të Shqipërisë fanar ndriçues të Europës…?

Si mund t’i besojë një Artist e një Qytetar i kalibrit tënd një Anonimati pa asnjë lloj vlere në jetën e shoqërinë shqiptare, një mashtruesi ordiner si Erion Veliaj…?

Si mund të jetë në besën e Edi Ramës një kollos i vendit tim si TY, i respektuari Bert…kur i ati i tij preu në besë dhe i hodhi Litarin pas qafe një Poeti të vendit tim e tëndit bashkë…e më keq akoma më pas…i Biri ka vite që me besëprerjen e tij klasike po e merr më qafë atë vend e atë popull si kërkush më parë përpara tij…

Lidhjet dhe traktatet e tij të fshehta me lloj lloj banditësh e mafiozësh që kanë zënë prej gryke atë vend e atë popull të cilët po vetë ky i solli në krye të vendit e në pushtet…thikat pas shpine që po i ngul po ky besëprerë…Shqipërisë…në marrëveshjet fantazmë në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve…me grekët, serbët, turqit, rusët e djallin e të birin bashkë…akoma nuk të kanë bindur o miku im se ky ka besë po aq sa ka edhe Gjarpëri?

Akoma reshtohesh në të njëjtin krah o Bert…me atë lloj kategorie që dje erdhën nga provinca e u bënë Qytetarë Nderi të Tiranës ndërsa ty të shkoje një jetë e tërë mes Tirane e akoma nuk të kanë vlerësuar me atë ç’ka të takon si qytetar i devotshëm i këtij kodosh Kryeqyteti tonë?

Vërtet mendon se ti je i barabartë me ata…që bërtasin le të rafshohet Teatri…mjafton që shteti i Ramës e Veliajt tu rimbursojë Ilaçet e tyre që të mos vdesin kaq shpejt e të rrojnë edhe ca në shtetin rrumpallë të besëprerëve?

Vërtet kërkon ta reshtosh emrin e Gjigandit të skenës e të Artit shqiptar Robert Ndrenika…krahas atyre anonimëve pa asnjë lloj vlere artistike e qytetare të cilët për një panine e një salçiçe, për një leje ndërtimi , për një grusht parash droge e për një vend pune a një lloj favori tjetër nuk pyesin më jo për besë por as edhe për nderin e tyre e të familjeve të tyre?

Lëri mënjanë historitë me Mina e Kulla stadiumesh Bert…sepse edhe për to është tërësisht faji i ynë që i dhamë shesh e ai kodoshi mirë na i bën që po bën përshesh….

Është koha për tu thënë NDAL njëherë e mirë Maskarenjve, mik i shtrenjtë Ndrenika…,ndryshe brezat e nesërm do na shajnë e do na mallkojnë fort e pa rreshtur dhe me siguri absolute do të kenë edhe të drejtën morale të na i fshijnë fare emrat tanë nga historia e atij vendi…

Në një vend ku lypet besa dije se nuk ka besë i dashur Bert…dhe këtë ma ka thënë shumë vite më parë një malësor i mençur në Vermosh…dhe kurrë nuk e harrova dot këtë thënie proverbiale të tij…

Mikun po e prite dhe i hape derën e shtëpisë tek edhe i thua edhe bujrum e me zemër të bardhë…nuk është më e nevojshme ti kujtosh fjalën…je në besë time…apo jo Bert?

Sepse unë personalisht o mik i mirë kurrën e kurrës nuk ju zë besë atyre që të vrasin natën e vijnë e të qajnë ditën …apo atyre që dje të futën në burg e sot vijnë të inaugurojnë Bustin e më rëndë akoma vijnë të të vënë edhe një tufë Lule në të… sepse ata që të Hënën të shpallin Tradhëtar e të Martën të quajnë Hero ..jo vetëm që nuk kanë besë i dashur Bert…por janë Hienat, Ujqërit e Çakejtë tipikë të PA- BESISË…

Ahhhh nëse ju vërtet besoni i respektur Bert…se 2 priilin e përgjakshëm të Shkodrës, marsin e zi të 1997, 21 janarin që mbuloi me gjak bulevardin e Tiranës etj etj…nuk i bënë këta që sot ty të paskan dhënë ”Besën”…atëhere fatkeqësisht më duhet të pohoj se është e drejta jote personale që…të besosh në besën e tyre…

Nuk ma do mendja o i nderuari Ndrenika që jeta të ka lënë e të ka bërë kaq naiv ty Artistin e madh të Shqipërisë aq sa ti lypësh Besë provincialëve e injorantëve fshatareskë por edhe social-komunistëve të pa ndreqshëm të tipit Ulsi, Taulant, Gramoz, Veliaj e co…e ndërkohë tu japësh Besën bastardëve e monstrave të tilla të cilët mëse një herë e kanë bërë të qartë publikisht se më shumë duan Partinë e tyre se sa Shqipërinë…

Sepse me llogjikë të ftohtë miku im…nuk ka se si të kenë Besë ata që lindën nga Pa – Besia, nga hiçi, nga errësira…ata që erdhën në pushtet përmes grykës së pushkës duke vrarë motrat e vëllezërit e tyre të të njëjtit gjak…dhe po vazhdojnë të jenë e ta mbajnë pushtetin e baballarëve të tyre po me dhunë…duke vrarë e përzënë çdo ditë prej Atdheut tim e tëndit bashkë qindra e mijëra shqiptarë e në anën tjetër venë e përqafohën e puthen me armikun e hasmin shekullor të shqiptarit…serbin, grekun e turkun…

Ndaj lus zotin e uroj që…

Të rikthehesh një orë e më parë në Robert Ndrenika që di e që njoh unë për dekada me radhë…burri trim e i mençur, aktori brilant i skenës dhe ekranit shqiptar, qytetari i ndershëm i Tironës sonë, shqiptari atdhetar e patriot i Vunoit dhe njeriu i pa kompromis të cilit nuk duhet t’i vlejë kurrën e kurrës Besa e besë-prerëve të historisë tragjike të Kombit të tij…

Me shumë respekt, konsideratë e mirënjohje për gjithçka ke bërë e bën për Kombin tim…

Ann Arbor, Michigan, 30 Korrik 2018.

Please follow and like us: