Albspirit

Media/News/Publishing

Pas vetingut në polici tërhiqen mbrapsht prezervativët në Angli

Durex ka tërhequr mbrapsht disa pako me prezervativë nga frika se mund të çahen dhe nga procesi i vetingut ne policine e shtetit. Paketat “Real Feel” dhe “Latex Free” nuk arritën të kalonin testet e presionit të çarjes, njoftoi Durex.

Të gjithë prezervativët janë prodhuar këtë vit dhe kanë dalë në shitje në Britaninë e Madhe. Ato kanë një afat skadence nga Dhjetori 2020 deri në Shkurt 2021.

Durex thotë se prezervativët e tërhequr nga kompania mund të shpërthejnë më kollaj se ato normalë dhe autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se kjo mund të çojë në një rrezik të shtatzënisë së padëshiruar ose sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Njerëzit janë paralajmëruar të mos përdorin prezervativët nëse mendojnë se mund të çahen dhe t’i kthejnë ato për rimbursim. Durex, një nga prodhuesit më të mëdhenj të prezervativëve në botë Mbretërinë e Bashkuar, i tërhoqi produktet më 30 korrik.

Please follow and like us: