Vera Kurti: Të vështroj…
Agimeve dhe perëndimeve
drejt e në ‘syrin’ tënd të zjarrtë
e dërgoj dritën e syve
nuk verbohem
më vesh me frymë të ngrohtë,
të gjithën
me dritën tënde
m’i vesh
edhe sytë e shpirtit.
…
Ndalem,
frymoj dhe them:
sa e vogël unë, bota ime, toka ime;
para teje
sa fatlume unë, bota ime toka ime;
pranë teje…
(6 Qershor, foto e marrë gjatë fluturimit për në Paris).
Please follow and like us: