Albspirit

Media/News/Publishing

Dashuria dhe puna në Horoskopin e gushtit 2018

Dashi

Problemet do jene të mëdha saqë mund të mendoni të largoheni përfundimisht nga gjithçka. Për të dashuruarit do jetë një periudhë e paqëndrueshme. Mund të keni zënka të forta, por njëkohësisht do kaloni edhe momente pasionante. Ditët do jenë të turbullta. Nëse jeni beqarë vetëm pas javës së dyte mund të mendoni për gjëra serioze sepse deri atë kohë do keni veçse joshje dhe mundësi për aventura. Shëndeti do vijë javë pas jave duke u përmirësuar falë përkudjesit që do keni për veten. Nëse doni që gjendja financiare të jetë e mirë vazhdoni të shpenzoni me maturi dhe mos prisni të pasuroheni. Në punë do ju duhet më tepër përkushtim dhe përpjekje për të arritur atje ku keni dashur.

 

Demi

Do ju pushtojë një ndjenjë dyshimi që nuk do ju lejojë të jetoni të qetë. Jeta në çift nuk do jetë gjithë kohës e mirë kështu që kujdes me çdo hap që do hidhni. Dijeni qe me kokëfortësi e me inat nuk keni për të arritur askund. Ju beqarët do endeni sa andej këndej dhe vetëm javën e fundit do mund të takoni persona që mund t’iu përshtaten. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë edhe përkujdesjes së familjarëve tuaj. Për financat do jetë muaj me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm në një mënyrë të habitshme. Në punë do merrni komplimente dhe shpërblime për gjithçka që keni arritur.

 

Binjakët

Deri në datën 11 duhet të përgatiteni për probleme këtë muaj dhe do ju nevojitet mbështetja e një të afërmi që kohët e fundit e keni lënë pas dore. Për ju të dashuruarit do jetë muaj i vështirë dhe i mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Në pjesën më të madhe të kohë do jeni me nerva dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga të gjitha ftesat, por nga ana tjetër duhet të kërkoni mendimin e miqve para se të vendosni. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund të ndieni dhimbje koke, djegie sysh dhe dhimbje shpine. Në planin financiar herë pas herë do gjendeni përballë vështirësive dhe do ju duhet të kërkoni ndihmë sa më pare. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme që javën e parë. Do ndiheni krenarë për veten.

Gaforrja

Duhet të bëni kujdes me vendimet që do merrni dhe me ndjenjat e fshehura që mund të shkaktojnë konflikte të mëdha sidomos pas datës 6. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk mundoheni t’i zgjidhni sa më pare problemet që keni pasur me partnerin tuaj gjithë këto kohë, gjërat do ndërlikohen më tepër. Ju beqarët do jeni të pafat në dashuri dhe sado që të mundoheni nuk do arrini të krijoni një lidhje. Shëndeti mund të ketë shqetësime të cilat do lidhen me gjumin dhe mungesën e vitaminave. Në planin financiar mund të mbeteni edhe pa para fare nëse shpenzoni pa kursim dhe nuk mendoni për të nesërmen që do vijë. Në punë do ju duhet të luftoni fort e madje të qëndroni edhe me orare të zgjatura në mënyrë që të arrini objektivat. Nuk do jetë e lehtë, por në fund do ja dilni.

Luani

Sipas parashikimeve ky muaj do jetë i ndarë në disa pjesë. Javët e para mund të kenë vështirësi dhe do jenë të mbushura me mërzitje, ndërkohë që pas datës 17 gjërat do normalizohen. Nëse jeni në një lidhje, javën e parë do keni debate të forta, por me pas do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundur për t’i zgjidhur. Do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët më në fund do e takoni këtë muaj princin tuaj të kaltër dhe çdo gjë do jetë shumë më ndryshe. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund të keni probleme akoma më të mëdha. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini si t’i menaxhoni. Do ju duhet fillimisht të bëni disa sakrifica, por do ja vlejë. Në punë duhet të jeni gjithë kohës vigjilente dhe të përfitoni nga çdo propozim që do ju bëhet.

 

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t’iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm. Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit.

Peshorja

Muaj shumë më pozitiv do jetë ky për të gjithë sidomos pas datës 7 kur dhe Dielli do ndriçojë më shumë. Komunikimi në çift do jetë shumë herë më i mirë, prandaj ju të dashuruarit do mund t’i zgjidhni edhe problemet që ju kanë munduar në të shkuarën. Ju beqarët do jeni më të motivuar për ta kërkuar dashurinë e madhe dhe do bëni të pamundurën për ta gjetur. Java më me fat do jetë e dyta. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të keni probleme me tretjen e ushqimit dhe mund të prekeni edhe nga ndonjë infeksion urinar. Plani financiar ka për të qene më i mirë për shkak të një trashëgimie të shumëpritur. Në pune, po nuk u treguat të logjikshëm dhe po shpenzuat pa kujdes do keni tronditje serioze.

 

Akrepi

E shkuara do rikthehet këtë muaj dhe kjo gjë mund të shkaktojë pështjellim dhe probleme. Mos ripërsëritni gabimet sepse më pas nuk do e ngrini dot më kokën. Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni si e ndjeni dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë njeri-tjetrit e herë do debatoni ashpër për gjëra elementare. Nëse jeni beqarë do e gjeni personin e duhur, por në ditët e fundit të muajit. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Mund të keni goxha shqetësime sidomos nga dhëmbët. Financat fatmirësisht do përmirësohen dhe kjo do jetë ajo çka do ju qetësojë. Në punë do ju dalin vështirësi të njëpasnjëshme në çdo moment. Nuk do ndiheni të qetë gjatë zhvillimit të projekteve që keni nisur prandaj kërkoni ndihmë pa qenë vonë.

 

Shigjetari

Duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Ju të dashuruarit do përballeni shpesh me goxha probleme. Mire është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe e ngrini zërin vetëm sa do e përkeqësoni situatën. Nëse jeni beqarë do ndihen gati ta ndryshojnë statusin tuaj dhe do përfitoni nga propozimet që do merrni. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Dietat shmangini sa më shumë. Financat do jenë të qëndrueshme. Në punë vërtet do përballeni me vështirësi e sfida të mëdha, por ato do ju bëjnë më të fortë dhe do arrini majat.

Bricjapi

Plutoni dhe Saturni do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Rreth datës 12 deri ne 15 do reflektoni pak, por sërish do futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë goxha konfliktuale. Do ndiheni herë pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rrugë. Ju beqarët do jeni luftarakë dhe do arrini ta bëni për vete personin që aq shumë e keni pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri në datën 18 do lodheni jashtë mase.

 

Ujori

Do jeni të pasigurt dhe të paqartë sot prandaj mund të keni vështirësi. Edhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Tek ju të dashuruarit do jenë të shumtë personat që do ndërhyjnë dhe do mundohen t’ua prishin harmonin. Mos e lejoni këtë gjë në asnjë mënyrë sepse vështirë të riktheni normalitetin. Nëse jeni beqarë më mirë të pranoni të dilni me disa persona ne mënyrë që të njiheni me ta. Nëse qëndroni në vend nuk ka për t’iu rënë princi i kaltër nga qielli. Shëndeti do ketë shqetësime. Bëni një kontroll sa më parë në mënyrë që ta kapni problemin pa u ndërlikuar. Gjendja e financave do jetë delikate vetëm ditët e para sepse pas datës 8 do ndryshoje tërësisht situata. Në punë thoni atë që mendoni sepse keni për të marrë vlerësime.

 

Peshqit

Në tërësi ky do jetë një muaj i mirë. Do arrihen të shuhen zjarret dhe optimizmi do ju bëjë t’i shihni gjërat ndryshe. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një periudhë të begatë. Mirë do jetë t’i shprehin sa më shumë ato që ndieni sepse partneri do jetë në humorin e duhur për t’ua plotësuar dëshirat. Ju beqarët ka mundësi të fiksoheni pas një personi i cili sapo është shkëputur nga dikush. Kujdes sepse flaka e dashurisë nuk mund të shuhet brenda disa ditësh. Gjendja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Do keni rezistence të mire fizike dhe morale. Buxheti do lërë për të dëshiruar. Shpenzoni me maturi sepse në të kundërt keni për të mbetur vetëm. Jeta profesionale do ketë vetëm përmirësime dhe do ndiheni me fat gjatë gjithë kohës.

Please follow and like us: