Albspirit

Media/News/Publishing

Flet për herë të parë Behar Brahaj: Ju tregoj arrestimin tim politik

 

I nderuari zoti Behar na tregoni për historinë tuaj?

Çfarë të ju them kam kaluar shumë sakrifica një ndër më të mëdhajat është kur jam arrestuar politikisht më datë 07.10.2016.

Na shpjegoni shkurtimisht si ndodhi ky arrestim politikisht?

Unë jam kryetar organizativ i Lëvizjes Socaliste për Intergim në Kamëz. Unë pritja 3 persona turq që vinin si vizitorë te unë. Shërbimet e policisë të Rinasit nuk i lejuan për hyrje në territorin shqiptar, ndaj unë iu drejtova me një mesazh në celular Ministrit të Drejtësis të asaj kohe, zotit Ylli Manjani, i cili ishte edhe shefi im i LSI. Mesazhi ishte tekstualisht: “Po pres 3 miqtë e mi që po vijnë nga Turqia dhe shërbimet e policisë nuk i lejojnë të hyjnë në territorin shqiptar dhe nuk më japin asnjë lloj informacioni”. Pas disa minutash më telefonoi Drejtori i Policisë Kufitare dhe më tha: “Kam marrë një mesazh nga Ministri i Brendshëm z. Sajmir Tahiri. Do të urdhëroj shefin e komisariatit që 3 miqtë e tu turq t’u lejohet hyrja në territorin shqiptar”. Pas 5 minutash dolën 3 oficerë policie, një nga këta u prezantua si kushëriri i Saimir Tahirit dhe më tha: “Kemi bërë anullimin e tyre në pasaportë dhe nuk i lejojmë dot hyrjen e tyre në territorin shqiptar”. I kërkova arsyen e kthimit me shkrim dhe më thanë se “nuk të japim dot arsye”. U largova dhe i dërgova një tjetër mesazh në celular Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani. Unë i shkrova: “Policia po ndalon hyrjen e turistëve në Shqipëri”.

Pas 2 orësh më telefonon shefi i komisariati të Rinasit dhe më tha “duhet të paraqitesh në Rinas”. Unë shkova dhe aty më arrestuan me akuzën e sajuar prej tyre sikur unë do i merrja dhe do i çoja në Zvicër dhe Gjermani. Një mik i imi ishte punëtor policie dhe më tha: “Arrestimi juaj është bërë me urdhërîn e Saimir Tahirit”. Aty kuptova që këta 2 ministrat, Manjani dhe Tahiri kishin përplasje politike me njeri me tjetrin. Dua që t’i bie shkurt sepse historia është shumë e gjatë dhe po kaloj te faza numër 2.

Çfarë ndodhi më pas?

Gjatë vuatjes të dënimit, pas ardhjes të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve z. Arben Çuko është ushtruar dhune ndaj meje nga shefi i policis të burgut z. Fation Sadikaj, i cili sapo kishte ardhur në detyrë. Kam kërkuar që të bëj kallzim penal te SHKB dhe pas kësaj kërkese me kanë transferuar te burgu i Fushë-Krujës. Më kanë futur në dhomat e izolimit dhe më kanë ndaluar telefonatat me avokatin, gjithashtu dhe me familjen. Pas 10 ditësh, pasi dola nga dhomat e izolimit, kisha mundësinë që të bëja kallzim penal në Fushë-Krujë dhe i bëra. Pas 5 ditësh erdhi mjeku ligjor për të shikuar nëse unë kisha shenja në trup apo jo. Fatkeqësisht për mua dhe fatmir2sisht për ato shenjat ishin zhdukur sepse ishte një kohë e gjatë, afërsisht 20 ditë. Kështu prokuroria e Durrësit e pushoi akuzën.

Përse ju ndodhi e gjithë kjo?

Sepse kisha bëra fushatë për LSI në burgun e Durrësit.

A keni tjetër gjë për të thënë?

Natyrisht kam shumë gjëra për të thënë, por me kaq sa iu shpjegova kuptohet se çfarë më bënë disa eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Please follow and like us: