Albspirit

Media/News/Publishing

Giacomo Casanova: Dilema midis bukurisë dhe zgjuarsisë

Bukuria pa zgjuarsi nuk ofron dashuri, por vetëm shijimin material të sharmit të saj fizik, ndërsa zgjuarsia e shëmtuar magjepset nga sharmi i mendjes, dhe në fund i përmbush të gjitha dëshirat të burrit që e ka magjepsur.

Le ta pyes cilido nga ju një grua të bukur por pa zgjuarsi, nëse ajo do të dëshironte ta shkëmbente një pjesë të vogël të bukurisë së saj, me një dozë të mjaftueshme të zgjuarsisë? Nëse është e sinqert, ajo do të përgjigjet ‘ jo, jam e kënaqur kështu siç jam’. Por, përse ajo është e kënaqur? Sepse ajo nuk është e vetdijshme për deficitin e saj.

Pyeteni edhe një grua të shëmtuar por të zgjuar, nëse do të dëshironte që zgjurësin e saj ta shkëmbente me bukuri dhe ajo pa hezitim do të thoshte ‘jo’. Përse? Sepse, duke e ditur vlerën e zgjuarsisë së saj, ajo është mjaft mirë e vetdijshme se zgjuarsia vetvetiu është e mjaftueshme për ta bërë atë një mbretëresh në cilëndo shoqëri.

Please follow and like us: